Site icon PORTALB

ASHMAA: Nuk mund të bëjmë asgjë për shfuqizimin e konkursit për anëtarë të ri në Bordin Mbikëqyrës në RTVM

Zoran Trajçevski

Zoran Trajçevski

Agjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuale (ASHMAA) thotë se nuk është kompetente për të shfuqizuar konkursin për zgjedhjen e anëtarëve të rinj të Këshillit Mbikëqyrës të servisit publik në kushte kur mandati i anëtarëve të Këshillit Programor u ka skaduar.

“Ne nuk jemi kompetent për ta shfuqizuar konkursin për zgjedhje të anëtarëve të rinj të Bordit Mbikëqyrës të RTMV-së, ajo është kompetencë e Këshillit Programor të RTMV-së. Sipas të gjitha gjasave reagimi i ShGM-së ka qenë deri te Këshilli Programor dhe jo deri te ne”, tha për Portalb.mk, drejtori i ASHMAA-së, Zoran Trajçevski.

Dje ShGM kërkoi nga Komisioni që të mbajë mbledhje urgjente dhe të zgjedhë kandidatët më të përshtatshëm për Këshillin Programor, si dhe për Këshillin e AShMAA-së në mënyrë që të mundësojë fillimin e reformave mediatike në këto dy institucione.

Mandati i Këshillit Programor skadoi në dhjetor në vitin 2019 dhe për këtë arsye ShGM vlerëson  se është problematike që ato t’i zgjedhin anëtarët e ri të Bordit Mbikëqyrës i cili ka për detyrë të kontrollojë punën materiale dhe financiare të servisit publik në vitet e ardhshme. Përveç skadimit të mandatit, disa prej anëtarëve në Këshillin Programor gjithashtu kanë konflikt interesi sipas ligjit dhe kjo paraqet një problem shtesë për vendimet e këtij organi.

Përkujtojmë se zgjedhja e anëtarëve të ri në Këshillin Programor është bllokuar për gati një vit në Komisionin e Zgjedhjeve dhe Emërimeve në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut. ShGM në disa raste kërkoi që anëtarët e këtij Komisioni të gjejnë gjuhë të përbashkët dhe të zgjedhin anëtarët e ri të Këshillit Programor.

Ky tekst është përgatitur në kuadër të projektit “Оbservatori i reformave mediatike“, të cilin e realizon Fondacioni për Internet dhe Shoqëri “Metamorfozis“, me mbështetjen financiare të “Fondacionit “Shoqëri e Hapur” – Maqedoni“. Përmbajtja e tekstit është përgjegjësi vetëm e autorëve dhe në asnjë mënyrë nuk i pasqyron pikëpamjet e Fondacionit “Shoqëri e Hapur” – Maqedoni.
Exit mobile version