Site icon PORTALB

RMV, Paga mesatare neto në nëntor ishte 25,787 denarë

Analiza ekonomike, ekonomi, para, denarë, maqedoni, varferi, page, rroge, buxhet

Denarë

Enti Shtetëror i Statistikës njoftoi sot se paga mesatare mujore neto, e paguar për punonjësit në nëntor 2019 ishte 25,787 denarë, krahasuar me të njëjtin muaj në vitin 2018 e njëjta është rritur për 5.1 përqind shkruan Meta.mk transmeton Portalb.mk

Paga mesatare mujore bruto e paguar për çdo punonjës në nëntor 2019 ishte 38,319 denarë dhe në krahasim me vitin 2018 është rritur për 6.4 përqind.

Kjo rritje vjen kryesisht për shkak të rritjes së pagës mesatare mujore të paguar për punonjës në sektorët e transportit dhe magazinimit (9.5 përqind), industrinë e prodhimit (8.9 përqind) dhe aktivitetet e kujdesit shëndetësor dhe social (8.2 përqind).

Rritje e pagës mesatare mujore të paguar për punonjës në krahasim me muajin e kaluar është regjistruar në sektorët e shërbimeve administrative dhe ndihmëse (3.8 përqind), aktivitetet profesionale, shkencore dhe teknike (2.1 përqind) dhe akomodimin dhe aktivitetet e shërbimit të ushqimit (1.6 përqind).

 

Exit mobile version