Xheladini: Edhe ky gjysmëvjetor filloi me probleme të njëjta në arsim

Shenasi Xheladini nga Lëvizja BESA, në një konferencë për shtyp, theksoi se gjysmëvjetorin e dytë shkollor po e nisim e probleme të vjetra, njofton Portalb.mk.

“Kjo qeveri, në vend të krijimit të kushteve për reforma në arsim, po vazhdon me avazin e qeverisë së vjetër, ku akoma ballafaqohemi me mungesë të objekteve, teksteve shkollore dhe politizim të skajshëm të arsimit, madje duke i shkelur edhe ligjet që kanë të bëjnë me fushën e arsimit”, tha Xheladini.

Ai përmendi disa prej problemeve me të cilat përballet arsimi në vend

  • Ligji për arsim fillor shkelet, kur fëmijët shqiptarë mbeten pa shkollim në gjuhën shqipe
  • Në mënyrë të jashtëligjshme formohen paralelet me mësim në gjuhën shqipe duke tejkaluar numrin ligjor prej 34 nxënësve.
  • Në mënyrë të jashtëligjshme, emërohen dhe shkarkohen drejtorët e shkollave.
  • Në mënyrë të jashtëligjshme lidhet kontratë prej 5 milion euro për libra shkollorë (që nga shtatori 2018), e cila nuk I dha rezultatet e pritura, në shumë shkolla fillore dhe të mesme nxënësit mësojnë me libra të vjetër ose nuk kanë libra fare.
  • Në mënyrë të jashtëligjshme nxënësit përdorin librat shkollor nga viti 2011.

Siç tha ai, manipulimet dhe paaftësia e Ministrisë së Arsimit, shihet qartë edhe në shumë raste të tjera:

  1. Rasti i Kumanovës, me dy shkollat e mesme shqipe, ku ishte premtuar se nga viti 2016 njëri nga objektet shkollore do të dislokohet në një objekt më të përshtatshëm; Në këto objekte shkollore kanë mungesë edhe të kushteve minimale për zhvillimin e një ore teorike dhe praktike.
  2. Në rastin e nxënësve shqiptarë në Idrizovë dhe Veles, të cilëve nuk iu krijohen kushte të mësojnë në gjuhen shqipe dhe për të gjitha këto, deri sot nuk ka asnjë zgjidhje.
  3. Edhe më tutje vazhdojnë premtimet boshe për ndërtimin e shkollës fillore në Reçicë të Vogël.

“Pasi ju, nuk dhatë përgjegjësi as juridike e as morale për dështimet e juaja, këtë përgjegjësi do ta jepni pas 12 prillit, kur Lëvizja BESA, si pjesë e koalicionit qeverisës edhe më fuqishëm do të angazhohet për shtet të së drejtës, për përmirësimin e gjendjes së arsimit, e veçanërisht në depolitizim dhe zhvillim e saj si në shtetet evropiane dhe me demokraci të zhvilluar”, shtoi Xheladini.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button