“Nënat e Srebrenicës” e paditën Holandën në Gjykatën Evropiane për të drejtat e njeriut

Familjet e viktimave në shoqatën “Nënat e Srebrenicës” dorëzuan padi kundër shtetit holandez deri te Gjykata Evropiane për të drejtat e njeriut në Strasburg. “Nënat e Srebrenicës” luftojnë për pranim të përgjegjësisë të shtetit holandez, trupat e të cilëve ishin sistemuar në ish enklavën Srebrenica në vitin 1995 në emër të KB-së, shkruan MIA.

Procedura gjyqësore është dorëzuar në emër të “Nënave të Srebrenicës” nga dy avokatë Marko Geritsen dhe Simon van der Sluis, të cilët deklaruan se “Holanda nuk ka ndërmarrë masa të mjaftueshme për mbrojtje”, të popullatës në Srebrenicë.

Më 11 korrik të vitit 1995, paqësorët holandezë e lëshuan enklavën Srebrenica me mijëra refugjatë në forcat e serbëve boshnjak.

Shoqata “Nënat e Srebrenicës”, e cila numëron më shumë se 6.000 familjarë të atyre viktimave, e nxori rastin para gjykatave më të larta holandeze në vitin 2007, duke arritur vetëm sukses të pjesshëm.

Në vitin 2019 Gjykata Supreme e Holandës solli vendim se shteti holandez ka vetëm përgjegjësi “shumë të kufizuar” për masakrën.

Në gjenocidin në Srebrenicë ishin vrarë 8.372 njerëz.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button