Guardian: Ky është trashëguesi i Abu Bakër al-Bagdadit

Vetëm disa orë pasi që forcat amerikane e vranë liderin e SHI-së, Abu Bakër al-Bagdadi në tetor të vitit 2019 për lider të ri të organizatës terroriste, është emëruar Amir Mohamed Abdul Rahman al-Mavli al Salbi, kumtoi Gardian, duke iu referuar burimeve anonime.

Sipas gazetës londineze, zbuluesit rajonal dhe perëndimorë ishin në mundësi ta profilizojnë liderin e ri të grupit famëkeq në tre muajt pas vrasjes së Bagdadit.

Salbi konsiderohet si një nga ideologët më me ndikim në organizatën islamiste, dhe është lindur në familje turkmene në qytetin irakian Tal Afar, që e bën një nga liderët e rrallë joarabë në SHI, transmeton Gardian.

Gazeta thotë se është i njohur edhe me emrin ushtarak Haxhi Abdula, ndërsa në disa qarqe përmendet edhe si Abdula Kardesh, edhe pse autoritetet irakiane pohojnë, sipas gazetës britanike, se personi me emër Abdula Kurdesh është një nga liderët e SHI-së është vrarë para dy viteve.

Salbi është gjithashtu një nga themeluesit e SHI-së dhe kryesonte operacione të shumta të organizatës islamiste në mbarë botën.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button