Liverpool jep 60 milionë euro për Timo Vernerin

Liverpuli siç qëndrojnë punët për momentin në fund të sezonit do të pret festën e kampionit në Ligën e parë angleze. “Të kuqtë” nuk dinë për humbje ku në 22 ndeshjet e luajtura deri më tani prej gjithsej 66 pikë kanë humbur vetëm dy dhe kanë 16 pikë më shumë se Mançester Siti si e dyta në renditje.

Por trajneri Jurgen Klop veçmë mendon për ekipin në sezonin e ardhshëm. Ka treshe fantastike në sulm Sallah- Mane- Firmino, por ka hedhur sy edhe në Bundesligë, në Timo Vernerin për të cilin Lajpcigut është i gatshëm t’i ofrojë 60 milionë euro.

Klop është i befasuar nga paraqitjet e tij dhe insiston në angazhimin e tij në afatin e verës. Porosi më e mirë janë 23 golat e tij dhe 10 asistimet në 25 ndeshje për Lajpcigun në këtë sezon. Ka 23 vjet dhe veçmë ka marrë pjesë në 29 ndeshje për kombëtaren gjermane ku ka shënuar 11 gola.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button