Site icon PORTALB

32 të arrestuarit për pasojat e tërmetit në Tiranë

Tërmeti në Durrës

Tërmeti në Durrës

Në Gjykatën Penale të Tiranës po zhvillohet seanca për 32 të arrestuarit në lidhje me pasojat e tërmetit të 26 Nëntorit. Prokuroria e ka kërkuar “arrest me burg” për disa prej ish-zyrtarëve që u  vunë në pranga dy ditë më parë, mes të cilëve, ish-Kryetari i Komunës së Farkës, Fatbardh Plaku dhe ish-Kryetarin e Komunës së Kasharit, Besnik Fuçia, transmeton Klan.

Për ish-kryetarin tjetër të Komunës së Kasharit, në periudhën 2004-2007, Faik Fejzon, prokuroria ka kërkuar masën “arrest në shtëpi”. Ndërsa për ndërtuesen Vjollca Hoxholli është kërkuar arrest me burg.

Në kuadër të këtij megaoperacioni u lëshuan 41 urdhër-arreste për zyrtarë, ish-zyrtarë, ndërtues inxhinierë dhe arkitektë. Seanca po zhvillohet në disa pjesë, për shkak të pamundësisë së nxjerrjes së të gjithë të arrestuarve në ambientet e Gjykatës së Tiranës.

Exit mobile version