Site icon PORTALB

Edhe Talati si Sela, nxjerr shkrepësen në Kuvend (VIDEO)

Pas Zijadin Selës edhe koordinatori i grupit parlamentarë të BDI-së Talat Xhaferi ka nxjerrë shkrepësen në Komisionin për Punë dhe politikë sociale

Pas Zijadin Selës edhe koordinatori i grupit parlamentarë të BDI-së Talat Xhaferi ka nxjerrë shkrepësen në Komisionin për Punë dhe politikë sociale

Pas Zijadin Selës edhe koordinatori i grupit parlamentarë të BDI-së Talat Xhaferi ka nxjerrë shkrepësen në Komisionin për Punë dhe politikë sociale ku po diskutohet për amendamentet e BDI-së lidhur me projektligjin për ‘Branitellat’. Portalb u sjell videon nga Kuvendi.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i kryetares së këtij komisioni Cvetanka Ivanova, e cila i ka kërkuar Talat Xhaferit të largojë shkrepësen nga tavolina dhe të mos bëj cirk në Kuvend. Pas insistimit të kryetares, deputeti I BDI-së ka fshehur  shkrepësen pas  një kutie ku mbante disa amendamente për projekt/ligjin për ‘Branitellat’.  Për dallim nga Ziadin Sela i cili u kërcënua se do ta djeg Kuvendin, Xhaferi nuk ka komentuar cili ka qenë qëllimi për nxjerrjen e shkrepëses në komision.

Gjatë kësaj seance, deputetët diskutuan për amendamentin e RDK-së në lidhje me ndryshimin e emrit të draftit për të drejta të veçanta për forcat maqedonase të sigurisë. Sipas disa mediave, debati për 15 mijë amendamentet e BDI-së mund të zgjasë mbi 10 vite./Portalb/

Exit mobile version