Site icon PORTALB

MSh: Procedura për shpërndarjen e 65 automjeteve të reja sanitare është në fazë përfundimtare 

Vetura e Ndihmës së Shpejtë Foto: Borçe Popovski "Kolektif.mk"

Vetura e Ndihmës së Shpejtë Foto: Borçe Popovski "Kolektif.mk"

Përforcimi i shërbimeve për Ndihmë Urgjente Mjekësore është një nga prioritetet e Ministrisë së Shëndetësisë dhe në fazë përfundimtare është procedura për sigurimin dhe shpërndarjen e 65 automjeteve të reja sanitare, si donacion nga Kina, prej të cilave pjesa më e madhe janë të dedikuara për shërbimin për NUM Shkup, u përgjigjën për MIA-n nga Ministria e Shëndetësisë në pyetjen e gazetarëve se kur do të furnizohen automjete të reja duke pasur parasysh faktin që numri ekzistues dukshëm nuk i përmbush nevojat për veprim të shpejtë në raste kur qytetarëve iu nevojitet ndihmë mjekësore urgjente.

Nga Ministria theksuan se në Ndihmën Urgjente Mjekësore pranë Shtëpisë së Shëndetit Shkup, në periudhën e kaluar janë punësuar 18 persona, prej të cilëve 17 mjekë dhe një shofer dhe janë blerë gjashtë automjete të reja me çka njëqind për qind ishin përforcuar kapacitetet të NUM Shkup.

“Ndihma Urgjente Mjekësore është një nga segmentet të cilat më së shumti i përforcuam në dy vitet e kaluara, janë pranuar 84 mjekë dhe janë blerë 12 automjete për shërbimet për NUM në shtet”, informojnë nga Ministria e Shëndetësisë.

Drejtori i Shtëpisë së Shëndetit Shkup, Viktor Isjanovski, duke u përgjigjur në pyetjen e MIA-s tha se javën e ardhshme do të promovohen dhe vendosen në funksion dhjetë automjete të reja edhe për Shtëpinë e Shëndetit Shkup.

“Do të promovohen edhe dy automjete sanitare, donacion nga Komuna e Gazi Babës dhe dy automjete të dedikuara për transport të ilaçeve në barnatore dhe burgje. Nga Ministria e Shëndetësisë është paralajmëruar edhe donacion i edhe pesë automjeteve sanitare”, shtoi mjeku Isjanovski.

Përndryshe, të dhënat treguan se RMV-ja ka autoambulancat të vjetra prej më shumë se 1 dekadë, e ndërkaq ekspertët e konsultuar nga Portalb.mk, të cilët më parë janë marrë me servisimin e veturave të autoambulancave të Ndihmës së Shpejtë, kanë vlerësuar se kriter i ndërrimit dhe servisimit të autoambulancave duhet të jetë përdorimi i veturave dhe kilometrazhi i kaluar. U kërkua që të ketë rregullore të veçantë për servisim dhe ndërrim të autoambulancave. Sipas të njëjtit, një autoambulancë e Ndihmës së Shpejtë nuk duhet të ketë më shumë se 10 vjet përdorim.

Exit mobile version