Site icon PORTALB

U prononcua Xavi pas emërimit të trajnerit të ri nga Barcelona

Xavi Hernandez

Xavi Hernandez

Para pak ditëve, Barcelona ka emëruar në krye të skuadrës Quique Setien. Setien ka ardhur në vend të shkarkuarit Ernesto Valverde, shkruan Insporti.com.

Legjenda e Barcelonës, Xavi ishte një nga emrat e përmendur për postin e strategut në Camp Nou.

Ndërsa sot, ai ka komentuar emërimin e Setien në krye të katalunasve.

“Më pëlqen trajneri i ri i Barcelonës. Më pëlqen mënyra e punës së tij dhe shpresoj se do të arrijë t’i aplikojë idetë e tija në skuadër”, theksoi Xavi.

Exit mobile version