Site icon PORTALB

Messi e luan “bosin” te Barcelona, kjo është kërkesa e tij

Messi

Barcelona është duke menduar që ta përforcojë skuadrën në repartin e sulmit, me Luis Suarezin që është drejt fundit të karrierës së tij tek katalunasit, shkruan Insporti.com.

Një ndër faktorët kyç tek Barcelona padyshim është Leo Messi, që nga shumë zëra thonë që ka një ndikim të madh në politikat e klubit.

E vet Messi i ka thënë drejtuesve të klubit që ta transferojnë sulmuesin e Manchester Cityt, Sergio Aguero.

Por, largimi i Agueros nga Manchester City nuk është aspak i lehtë marrë parasysh faktin se ai është një prej futbollistëve kryesorë në formacionin e menaxherit, Pep Guardiola.

Nëse kjo blerje realizohet, atëherë bëhet fjalë për edicionin e ri e jo në këtë janar.

Exit mobile version