Tashmë edhe zyrtarisht Armend Shaqiri është caktuar në postin e drejtorit në burgun e Tefericit mëson Portalb. Po sipas këtyre burimeve ana procedurale tashmë është kryer dhe pritet që nga dita e mërkurë Armend Shaqiri edhe zyrtarisht do të filloj ta ushtroj këtë detyrë në burgun e vetëm në Strugë.
Armend Shaqiri është një nga ushtarët e UÇK-së nga Dollogozhda që aktivisht mori pjesë në konfliktin e vitit 2001. Në këtë post ai do të pasoj nënkryetarin e degës së BDI-së në Strugë, Murat Lumanin, i cili duket se nuk ka shfaqur dëshirë më që të ushtrojë këtë detyrë edhe në një mandat tjetër.
Ndërkohë në disa rrethe dhe struktura politike të integristëve Murat Lumani, përmendet edhe si një nga kandidatët potencial të BDI-së në zgjedhjet për kryetar të Komunës së Strugës./Portalb/