Site icon PORTALB

Gjashtë persona të lënduar në një aksident Veles – Shkup

Foto ilustrim

Një grua më rëndë është lënduar, ndërkaq 5 të tjerë më lehtë në një aksident që ka ndodhur sot në mëngjes në autostradën Veles – Shkup, njofton Portalb.mk.

Sipas informatave të TV Telma, gruaja është e dërguar në Qendrën Urgjente, por tani po bëhen ekspertiza për seriozitetin e lëndimeve të cilat i ka marrë. 5 personat tjerë janë dërguar në Spitalin e Velesit.

Nga Policia e Velesit thonë se aksidenti ka ndodhur mes 5 automjeteve, sipas të gjitha gjasave është rruga e rrëshqitshme në orët e mëngjesit. Derisa ka zgjatur ekspertiza është thirrur edhe një automjet tjetër i Urgjencës.

Aksidenti ka ndodhur te vendi Kulla e autostradës Veles – Shkup dhe është tërësisht i mbyllur.

Exit mobile version