Site icon PORTALB

Plotësim ligji, mësim i obligueshëm i maqedonishtes në të gjitha universitetet e RMV-së

Foto nga ngjarja, Telma.mk

Mësim të obligueshëm të gjuhës maqedonase në të gjitha universitetet shtetërore dhe private, punësim të lektorëve në të gjitha institucionet publike si dhe formim të Inspektoratit për përdorimin e gjuhës maqedonase- janë vetëm një pjesë e propozimeve në debatin e sotëm publik për ndryshimin e Ligjit për përdorimin e gjuhës maqedonase, njofton Alsat-M.

Gjuhëtarët propozojnë edhe miratim të trajnimit për shqiptim të duhur nëpër paraqitet publike të politikanëve dhe gazetarëve.

Kryetari i Këshillit që e propozoi ligjin, profesori Ludmill Spasov thotë se ky ligj nuk bie ndesh, por është në bashkëpunim me Ligjin e gjuhëve.

“Por, gjuha maqedonase është gjuha më e madhe shtetërore, sidomos në komunikim jashtë vendit dhe është unifikues”, tha ai.

Me këtë ligj parashihet të formohet Inspektorati për përdorimin e gjuhës maqedonase, i cili do të ketë të drejtë edhe të gjobis.

Me ligjin në fjalë propozohet edhe ripërtëritja e zyrave të lektorëve si dhe hapja e zyrave të reja në gjuhën maqedonase nëpër universitetet e huaja ndërsa ofrohet mundësi për mësimin e maqedonishtes në qendrat kulturore të ambasadave jashtë vendit.

Exit mobile version