Site icon PORTALB

Princi Harry nuk flet me David Beckham dhe arsyeja qenka Meghan

David Beckham dhe Princi Harry

David Beckham dhe Princi Harry

Këto ditë kanë qarkulluar lajme të ndryshme, ku në qendër kanë qenë Meghan Markle dhe princi Harry. Vendimi i tyre për të lënë pallatin mbretëror dhe detyrat e tyre si duka dhe dukesha e Sussex-t i ka çuditur të gjithë, shkruan Class.

Mirëpo, Meghan paska një ndikim të madh tek princi aq sa e ka “detyruar” të marrë një vendim të tillë. Në fakt, ky nuk është i vetmi vendim që princi ka marrë për Meghan. Harry nuk flet me ish-futbollistin David Beckham për shkak të Meghan.

Madje, thuhet në tabloidët britanikë se dyshja kanë pasur një sherr të madh, sepse Harry e akuzonte David-n, se Victoria (bashkëshortja e tij), i përcillte thashetheme mediave për Meghan. Aq ka mjaftuar që shoqëria e tyre të shkatërrohej dhe për rrjedhojë, Harry nuk flet as me David, as me Victoria-n.

Exit mobile version