Site icon PORTALB

Kroacia parashtroi kërkesa për oferta për blerjen e aeroplanëve luftarakë

Ilustrim

Qeveria kroate zyrtarisht konfirmoi se është në proces të furnizimit të aeroplanëve luftarakë për shumë dedikime, procedurë që sot do të dorëzohet deri te SHBA-ja dhe Suedia për aeroplanë të rinj. Kroacia do të kërkojë edhe aeroplanë të përdorur deri në Francë, Itali, Norvegji, Greqi dhe Izrael, shkruan MIA.

Nga SHBA-ja do të kërkohen oferta për aeroplanë F-16, nga Suedia për JAS Gripen, ndërsa për të përdorur – oferta do të dërgohen në Francë për aeroplanë “Rafale”, Itali për “Eurofajter” dhe Norvegji, Greqi dhe Izrael për F-16.

Përgjigjet e para në ato kërkesa priten në maj, ndërsa tërë procesi duhet të përfundojë deri në fillim të gushtit të këtij viti, kur pritet Qeveria të sjellë vendim.

Exit mobile version