Site icon PORTALB

Një banor i Haraçinës është arrestuar me akuzën e trafikimit të migrantëve

Policia e Maqedonisë

Policia e Maqedonisë

Nëpunësit policorë nga SPB Strumicë dje e kanë privuar nga liria B.A. (29) nga fshati Haraçinë të Shkupit. Ai në orën 5:45 minuta në rrugën rajonale mes fshatrave Kuklish dhe Svidovicë, rajoni i Strumicës, gjatë kontrollit të automjetit motorik “reno master” me targa të Shkupit, të cilin ai e ka drejtuar, janë gjetur 36 emigrantë (dy nga Iraku, një nga Kameruni, tre nga Pakistani, nëntë nga Afganistani dhe 21 nga Siria).

Siç kumtoi MPB-ja, B.A. është mbajtur në Stacionin policor në Strumicë.

Pas dokumentimit të plotë të rastit do të parashtrohen parashtresa përkatëse.

Exit mobile version