Një javë pas vrasjes së gjeneralit iranian, Kasem Sulejmani, udhëheqësi i gardës revolucionare, iraniane, Rezoluta 466 është parashtruar në Senatin amerikan “që të nderohen pjesëtarët e bashkësisë amerikane ushtarake dhe të zbulimit të cilët e kanë kryer misionin për vrasjen e Kasem Sulejmanit”, shkruan MIA.
Ai u vra në aksionin e ushtrisë amerikane në Irak me sulm të fluturakeve pa pilot. Është shpallur për terrorist nga ana e autoriteteve amerikane, i cili ka planifikuar sulme ndaj qytetarëve amerikanë.
Sulejmani, gjithashtu, është përgjegjës për sulmet terroriste në Irak dhe Afganistan “në të cilat qindra qytetarë amerikane e humbën jetën”.
Në rezolutë thuhet se Sulejmani ka planifikuar “sulme në Gjermani, BeH, Bullgari, Kenia, Bahrein dhe Turqi”.
Në konkludimin e atij dokumenti thuhet se “lufta kundër Gardës republikane iraniane ”Kuds” dhe organizatat e njëjta lidhur me ata të cilët paraqesin kërcënim për sigurinë kombëtare të SHBA-së do të vazhdojnë”. Rezoluta ende nuk është miratuar, ndërsa në Senat shumicë kanë republikanët.