Zyrtarë, ish-zyrtare dhe ndërtues të pallateve të dëmtuara nga tërmeti i 26 Nëntorit, në Vorë, Kashar dhe Farkë janë ndaluar nga policia gjatë një aksioni policor, transmeton OraNews.
Hetimet e nisura nga Prokuroria e Tiranës në bashkëpunim me policinë e shtetit sollën arrestimin e mbi 25 personave, mes drejtues teknik, inxhiniere, deri tek kryetar komunash si Fatbardh Plaku, Besnik Fucia, Faik Fejzo.
Arrestimet janë bërë pasi janë evidentuar shkelje që klasifikohen si shpërdorim detyre.
Gazetari i Ora News, Elio Laze raporton se mes të ndaluarve janë edhe Luan Beta ish shef i Urbanistikës në bashkinë e Vorës, Besnik Fuçia ish kreu i komunes Kashar si dhe Fatbardh Plaku, ish-kreu i Komunës së Farkës.
Operacioni është kryer nga krimi ekonomik Tiranë dhe nga komisariatet 2 dhe 6 dhe policia e Vorës.
Në ndaluarit akuzohen për ndërhyrje për paligjshme në pallatet e dëmtuara, duke holluar bazamentet mbajtëse të tyre.
Emera e disa prej të ndaluarve
1-Fatbardh Plaku ish-kreu i Komunës Farkë
2-Besnik Fuçia, ish-kreu i Komunës Kashar
3-Luan Beta, ish-kreu i Urbanistikës, Vorë
4-Stela Maze, arkitekte
5-Anila Harxhi, arkitekte
6-Merita Kushi
7-Bukurije Halili
8-Ali Dyrmishi
9-Vjollca Hoxholli
10-Gerti Çalliku
11-Jani Ikonomi
12-Qirjako Gjergo
13-Naim Shehi
14-Ermir Çina
15-Adhurim Qehajaj
16-Gëzim Shkalla
17-Pëllumb Fortuzi
18-Xhevahir Doda
19-Reis Muça
20-Hekri Disha
21-Agim Eski
22-Faik Fejzo