Site icon PORTALB

Lavrov: Vrasja e Sulejmanit i tejkalon të gjitha kufijtë

Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergej Lavrov

Ministri rus i Punëve të Jashtme, Sergej Lavrov deklaroi sot se vrasja e komandantit suprem iranian Kasim Sulejmani i tejkalon të gjitha kufijtë juridikë dhe njerëzor.

Ai vlerësoi se vrasja e tij është vetëm kulminacion i hapave ilegalë të Uashingtonit.

“Rusia është kundër përpjekjeve për eskalim të situatës, pa dallim prej ku vjen”, theksoi Lavrov.

Shefi i diplomacisë ruse shtoi edhe se Rusia është kundër eskalimit të tensioneve në Gadishullin Persik.

Exit mobile version