Site icon PORTALB

Hapet diskutimi mbi amendamentet për branitellat

Me qëllim që të zhbllokohet debati dhe puna e Komisionit, pritet që kryetarja e Komisionit të propozojë grupin e amendamenteve sipas neneve

Me qëllim që të zhbllokohet debati dhe puna e Komisionit, pritet që kryetarja e Komisionit të propozojë grupin e amendamenteve sipas neneve

Komisioni për Punë dhe Politikë Sociale do të vazhdon sot me punë dhe debat për Propozim Ligjin për branitellat. Të enjten me kërkesë të BDI-së u ndërpre seanca e këtij Komisioni, për shkak të mos përkthimit të amendamenteve në gjuhën shqipe. Kryetarja e Komisionit Cvetanka Ivanova morri premtim nga shërbimet e Kuvendit që amendamentet do të jenë gati për sot.

Të enjten u votua për kufizimin e fjalimeve të deputetëve në 10 minuta për çdo amendament, gjithashtu edhe kufizimin e replikave dhe kundër replikave dhe mundësinë e replikës së deputetëve nga partia e njëjtë.

Me qëllim që të zhbllokohet debati dhe puna e Komisionit, pritet që kryetarja e Komisionit të propozojë grupin e amendamenteve sipas neneve. Nga BDI thonë se janë të përgatitur për gjithçka dhe se kanë parashikuar çdo lëvizje të mundshme të partive maqedonase./Portalb/

Exit mobile version