Real Madridi është fitues i edicionit të parë të Superkupës së rinovuar Spanjolle në Arabinë Saudite të dielën (12 janar, 2020), duke i mposhtur rivalët e qytetit, Atletiko Madridin 4-1 pas gjuajtjes së penaltive. Në kohën e rregullt dhe asaj shtesë ndeshja përfundoi pa gola në një finale të tensionuar.
Një prej momenteve kyçe në lojë ishte kur mesfushori i Realit, Federiko Valverde qëllimisht rrëzoi në mënyrë të palejuar Alvaro Moratën kur ai kishte rast për gol në minutën e 115, duke shmangur kështu një shans që Atletiko të kaloje në epërsi, me këtë rast ai morri karton të kuq.
Ekipi i Zinedin Zidan pa shumë probleme e tejkaloi periudhën me një lojtarë më pak në fushë. Ishte kapiteni Sergio Ramos që shënoi penalltinë e katërt duke dërguar me qetësi topin në portën e Jan Oblak të Atleticos dhe për të vulosur trofeun e parë të sezonit.
Dani Karvahal i Realit, Rodrigo Goes dhe Luka Modriç shënuan gjithashtu nga penalltia për Realin ndërsa për Atletikon, Saul Niguez goditi shtyllën, përpjekja e Tomas Partey u grushtua nga Tibo Kurtua në një fillim makthi për Atletikon, ishte vetëm Kieran Tripie që shënoi për ata.
Kapiteni i Realit Ramos ngriti Superkupën në qiellin e Jeddah ndërsa Real ngriti trofeun për herë të 11-të. Ishte trofeu i 10-të për Realin nën drejtimin e trajnerit Zidan, i pari pasi francezi u rikthye në rolin e tij në fund të sezonit të kaluar pasi dha dorëheqje në 2018.