Site icon PORTALB

Pendarovski nuk e din përse Çulev kërkon edhe ai ta kthejë makinën

Stevo Pendarovski

Stevo Pendarovski

Njërën nga 35 makinat të cilat, ministri për punë të brendshme, Naqe Çulev ka kërkuar të kthehen në oborrin e MPB-së, e shfrytëzon Presidenti i shtetit, Stevo Pendarovski. Kjo informatë u konfirmuar për “A1on”, por thonë që nuk e dinë motivin për këtë kërkesë të nënshkruar nga Çulev.

“Jemi të informuar se ka një shkresë brenda MPB-së me të cilën kërkohet kthimi i një makine të cilën e shfrytëzon Presidenti. Nuk e dimë motivin për këtë shkresë, por e bëjmë me dije se siguria e presidentit është përgjegjësi e MPB-së, thonë nga kabineti i Pendarovskit për “A1on”.

Më parë ministri Çulev tha që makinat regjistrohen sipas institucionit ose kabinetit i cili i ka në shfrytëzim, por jo edhe sipas emrit dhe mbiemrit. Ai theksoi se siguria e presidentit dhe kryeministrit janë detyrë e tij, ndërsa nëse disa nga makinat duhet patjetër të mbeten për t’u për përdorur, duhet ta informojnë atë.

Ndryshe “A1on” dje publikoi që Çulev , me telegram, ka kërkuar nga shërbimet e MPB-së t’i marrin makinat që janë dhënë për t’u shfrytëzuar nga sigurimi i kryeministrit Oliver Spasovski dhe zëvendës-ministres së MPB-së, Sllavjanka Petrovska. Në telegramin të cilin Çulev e ka dërguar dje në ora 16 ka kërkuar që, deri në ora 20, në MPB të kthehen 35 automjete.

Exit mobile version