Site icon PORTALB

Turqi, është përmbytur një varkë me emigrantë, 11 të vdekur

Foto arkiv

Të paktën 11 persona kanë humbur jetën, prej të cilëve tetë fëmijë, ndërsa tetë të tjerë u shpëtuan pas fundosjes së një varke me migrantët në Egje, pranë qytetit perëndimor turk të Izmirit, raporton Anadolu Agency (AA).

Banorët e lagjës Yali në Izmir dëgjuan britma dhe thirrje për ndihmë nga drejtimi i detit, për çka informuan xhandarmërinë lokale.

Me ardhjen e ekipeve të Rojes Bregdetare, u zbulua se ishte përmbytur një varkë me emigrantë të parregullt.

Të paktën tetë njerëz u shpëtuan nga deti dhe u nxorën gjithsej 11 trupa, tetë prej të cilëve ishin të mitur.

Gjithashtu u konfirmua se varka po transportonte gjithsej 19 persona, me çka përfunduan aktivitetet e shpëtimit.

Exit mobile version