Site icon PORTALB

Tajvan, Tsai Ing-wen është rizgjidhur presidente

Tsai Ing-wen

Tsai Ing-wen

Presidentja taivanese Tsai Ing-wen është rizgjedhur në krye të detyrës gjë që shihet si një mbështetje e fortë e votuesve për qëndrimin e saj të ashpër ndaj Kinës.

Në fjalimin e fitores në Taipei, zonja Tsai, 63 vjeç, e cila ka studiuar në SHBA tha se “Tajvani po dëshmon se sa shumë e çmon lirinë mënyrën demokratike të të jetuarit si dhe vendin e vet“.

Zonja Tsai ka mbrojtur një politikë të dialogut me Kinën vetëm nëse udhëheqja komuniste në Pekin heq dorë nga pretendimet që Tajvani ta konsiderojë veten pjesë të Kinës, transmeton VOA.

Rezultati i zgjedhjeve ka një domëthënie të veçantë tha ajo: “tregon se kur sovraniteti dhe demokracia jonë janë në rrezik tajvanezet dinë të tregojnë vendosmëri dhe më shumë forcë”.

Zonja Tsai, e Partisë Demokratike Progresive siguroi një fitore dërrmuese kundër Han Kuo-yu, 62 vjeç, kryet i bashkisë së qytetit-port Kaohsiung, i cili bëri një fushatë për lidhje më të ngushta ekonomike me Kinën.

Exit mobile version