Site icon PORTALB

Afganistan, janë vrarë dy ushtarë amerikan, përgjegjësinë e marin talebanët

Ilustrim

Të paktën dy ushtarë amerikanë janë vrarë dhe dy të tjerë u plagosën në një sulm me bomba në jug të Afganistanit, tha ushtria amerikane, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ushtria amerikane nuk ka identifikuar asnjë nga pjestarët e shërbimit.

Incidenti ndodhi kur një automjet ushtarak amerikan në një kolonë hasi në një pajisje të improvizuar shpërthyese në provincën jugore Kandahar, sipas një deklarate nga Misioni i SHBA-së.

Qari Yosuf Ahmadi, zëdhënësi i Talibanëve, mori përgjegjësinë për sulmin.

Vitin e kaluar, të paktën 20 ushtarë amerikanë u vranë në Afganistan, sipas informacioneve jozyrtare.

Më shumë se 2.400 pjestarë të misionit amerikan janë vrarë në Afganistan. Viti i kaluar ishte një nga vitet më vdekjeprurëse për Shtetet e Bashkuara.

Exit mobile version