Site icon PORTALB

Kosovë, Gjykata e Apelit pa ankesë për rastin “Pronto”

Një javë më parë, u shfaq e pakënaqur ndaj aktgjykimit lirues për Adem Grabovcin, Zenun Pajazitin, Besim Beqajn e të tjerë.

Por, prokurorja në rastin “Pronto”, Drita Hajdari e kolegët e saj, nuk kanë bërë ankesë në Gjykatën e Apelit, ndaj lirimit të të akuzuarve, transmeton Klan Kosova.

Këtë e tha kryetari i Gjykatës së Apelit, Hasan Shala, i cili shtoi se edhe nëse do të kishte ankesa, gjyqtarët nuk do ta merrnin me prioritet.

Exit mobile version