Site icon PORTALB

SHBA vendosi sanksione të reja ndaj Iranit pas sulmit me raketa

Shtëpia e Bardhë

SHBA-të kanë vendosur sanksione të reja ndaj Iranit pas sulmit të tij ndaj trupave amerikane në Irak këtë javë, tha të premten Sekretari i Thesarit Steven Mnuchin, transmeton KlanKosova.

“Ju njoftojmë se kemi vendosur sanksione shtesë kundër regjimit iranian”, tha Mnuchin në një konferencë shtypi në Shtëpinë e Bardhë bashkë me Sekretarin e Shtetit Mike Pompeo.

Sanksionet e kanë synim industrinë iraniane, përfshirë prodhuesit e çelikut dhe hekurit, po ashtu sanksione edhe ndaj të paktën tetë zyrtarëve të lartë iranianë.

Exit mobile version