“GA-MA” SHA Shkup ka nënshkruar marrëveshje me shoqatën për ndërtimtari dhe punë ndërtimore të zanateve “Spetartermo” SHPK me vlerë prej 129.800.000 denarë ose rreth 2.1 milionë euro përfshirë dhe TVSH-në për mirëmbajtjen e vazhdueshme dhe kyçje urgjente përgjatë tubacionit të gazsjellësit Deve Bair – Shkup, tubacionet e shpërndarjes dhe rrjeteve të qyteteve të “GA-MA”, njofton Meta.mk, transmeton Portalb.mk.
Marrëveshja e nënshkruar me kompaninë është bërë pas shpalljes së tenderit.
“GA-MA” është në pronësi të plotë të shtetit, pasi që 31 milionë euro është blerë nga “Makpetrol”.
Gazsjellësi i magjistrales nga Negotina nëpërmjet Kavadarit, Prilepit dhe deri në Manastir, është me gjatësi prej 92 kilometra. Sipas dinamikës së ndërtimit, pritet që i njëjti të mbarohet në vitin 2030.