Do të ndërtohen 270 kilometra rrugë lokale në Maqedoninë e Veriut

Nina Angellovska, ministrja e financave mori pjesë në prezantimin e fondit për ndërtimin e 270 kilometrave rrugë në 78 komuna, transmeton Portalb.mk.

“Përvoja e deritanishme tregoi se komunat ose fare nuk kanë dokumentacion teknik, për projekte të cilat dëshirojnë t’i realizojnë, ose nuk kanë dokumentacion teknik të kompletuar, në pajtim me udhëzimet dhe kërkesat e fondeve ndërkombëtare. Kjo shpesh sjell deri te mosshfrytëzimi i pamjaftueshëm i fondeve ndërkombëtare. Për t’u tejkaluar kjo gjendje, një pjesë e mjeteve të dedikuara për ndihmë teknike ishin shfrytëzuar pikërisht për këtë qëllim”, tha Angellovska, duke sqaruar se Ministria e financave do të ndajë 1.1 milionë euro për këta projekte.

Mjetet fillimisht do t’i jepen 105 kilometra 35 komunave, ndërsa në muajin mars do të fillojnë përgatitjet edhe për komunat tjera.

Marko Mantovaneli, drejtori i Zyrës së Bankës botërore në RMV, janë ndërtuar mbi 200 kilometra të rrugëve lokale përmes Projektit për përmirësimin e shërbimeve komunale.

“Komunat do të kenë qasje deri te këto financa në bazë të granteve, të cilat lëvizin nga 150 mijë euro nga më i vogëli, deri në një 1,7 milionë euro deri te granti më i madh”, tha Mantovaneli, duke sqaruar se do të financohen 70 milionë euro rrugë lokale.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button