Site icon PORTALB

RMV, sonte lirohet çmimi i dizelit dhe benzinës

Çmimi me pakicë i eurosuper BS-95 do të kushtojë 78, ndërsa i eurosuper BS-98 do të jetë 80 denarë për një litër. Eurodizel (D-E V) do të shitet për 67.50 denarë, ndërsa vaji ekstra i lehtë për amvisëri (VEL-1) për 56 denarë për një litër

Benzinat, dizeli dhe vaji ekstra i lehtë për amvisëri, prej sonte në mesnatë do të lirohen për gjysmë denari, vendosi Komisioni Rregullator Energjetik, njofton Portalb.mk.

çmimi i ri i “Eurosuper BS – 95” do të jetë 68 denarë për litër, “Eurosuper BS-98” do të kushtojë 70 denarë për litër, ndërkaq “eurodizel” do të kushtojë për 62,5 denarë.

Exit mobile version