Site icon PORTALB

Shtrati

Foto nga Sergei Marshennikov

Foto nga Sergei Marshennikov

për Arianën

Kur ti pate shkuar,
unë i hoqa çarçafët shtratit tënd.
Dysheku ngjante
me një të burgosur zhelan.
Kur tash unë shuaj dritën
nuk jam më i sigurt se
në cilën anë jam shtrirë.
Me njërën këmbë në burg,
me tjetrën në liri,
për gjumë s’bëhet fjalë.

Exit mobile version