Site icon PORTALB

RMV, prej muajit të ardhshëm do të rriten pagat në shëndetësi

Vaksinim, foto ilustrim nga Portalb.mk

Vaksinim, foto ilustrim nga Portalb.mk

Punëtorët shëndetësorë, mjekët, infermieret, bashkëpunëtorët shëndetësor, mjekët e rinj specializantë dhe personeli ndihmës teknik do të kenë paga më të larta prej muajit të ardhshëm, njofton Portalb.mk.

Ministria e Shëndetësisë dhe Sindikata e Pavarur për Shëndetësi, Farmaci dhe Mbrojtje Shëndetësore dhe Sindikata e Qendrës Klinike kanë arritur marrëveshje për anekset e dy marrëveshjeve kolektive dhe i njëjti është nënshkruar disa ditë përpara fillimit me punë të qeverisë teknike, kumtoi sot në konferencë për shtyp ministri i Shëndetësisë, Venko Filpçe.

Filipçe njoftoi se do të ketë rritje prej 20% për kuadrin arsimor, për mjekët specialist 25%, mjekët e përgjithshëm 15%, infermieret 10%, punëtorët shëndetësor dhe personelin ndihmës teknik 5%.

Sipas tij, bëhet fjalë për marrëveshje e cila ka ardhur pas procesit të hapur dhe gjithëpërfshirës të dialogut social, të cilin e kanë udhëhequr në vazhdimësi në vitet e kaluara, duke pasur parasysh ashtu siç ka thënë, se kjo rritje e rrogave praktikisht është e treta në dy vitet e kaluara, ndërkaq e katërta nëse përfshihet edhe rritja e përqindjeve për kujdestari.

Exit mobile version