Site icon PORTALB

U kërcënua me vdekje pasi ndërroi fenë nga mysliman në katolik

Policia e Kosovës

Policia e Kosovës

Një qytetaë nga Prishtina ka raportuar në polici se ai dhe familja e tij janë duke u kërcënuar pasi kanë vendosur të ndërrojnë përkatësinë fetare.

Burime nga policia  i kanë thënë KALLXO.com se viktima ka raportuar se në vitin 2010 ai kishte vendosur të ndërronte besimin fetar nga mysliman në katolik ndërsa së fundmi po përballet me kërcënime për shkak të këtij veprimi.

Në raportin për ngjarjen, policia ka sqaruar se viktima është kërcënuar me vdekje në afërsi të Orës së Kurrizit në Prishtinë.

“Ankuesi mashkull K/Shqiptar ka raportuar se është kanosur me vdekje ai dhe familjarët e tij nga persona të panjohur.

Rasti është duke u hetuar nga forcat e rendit.

Exit mobile version