Site icon PORTALB

Dhjetëra të vrarë gjatë varrimit të komandantit iranian

Ceremonia mortore të Soleimanit. Foto: AA

Së paku 35 njerëz humbën jetën në turmë gjatë varrimit të komandantit ushtarak të Iranit, Qasem Soleimani, në qytetin Kerman.

Deri tek incidenti erdhi pasi njerëzit nisën të shkelin njëri-tjetrin.

Afro 50 persona të tjerë u plagosën, raporton BBC, transmeton REL.

Miliona njerëz vlerësohet të kenë dalë në rrugët e Kermanit – vendlindjes së Soleimanit.

Ata brorhorisin “vdekje Amerikës” dhe “vdekje presidentit amerikan, Donald Trump”.

Soleimani u vra në një sulm me dron të Shteteve të Bashkuara më 3 janar.

Vrasja e tij i ka çuar në kulm tensionet midis Iranit dhe Shteteve të Bashkuara.

Irani ka kërcënuar se do të hakmerret ashpër.

Uashingtoni e ka fajësuar Soleimanin për vrasjen e trupave amerikane në Irak dhe e ka akuzuar atë për komplot për sulme të reja pak para vrasjes së tij, javën e kaluar pranë aeroportit të Bagdadit.

Soleimani ka udhëhequr milicitë iraniane në konfliktet në Siri, Irak, Liban dhe Jemen.

Shtetet e B-ashkuara e kanë konsideruar si “terrorist”.

Exit mobile version