RMV, një i vdekur dhe dy të lënduar në një aksident rrugor

Gjashtëdhjetë e tre vjeçari V.A nga fshati Piperevë ka humbur jetën në aksidentin që ka ndodhur rreth orës 13:20 të hënën në rrugën lokale për fshatin Dobroshincë te vendi i quajtur “Shapkar”, njofton SPB e Strumicës, njofton Portalb.mk.

Në aksidentin kanë marrë pjesë automjeti i tipit “shkoda” i drejtuar nga shoferi i cili tanimë ka humbur jetën dhe automjetit “sharan” i drejtuar nga E.M nga fshati Gradashorci dhe bashkudhëtarit të tij të cilët kanë marrë lëndime trupore.

Mbikëqyrje në vendin e ngjarjes kanë kryer ekipi mbikëqyrës i SPB Strumicës dhe prokuror publik.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button