Tetovë, të gjendet zgjidhje për kaosin në trafik, gjysmë ore humben për 2 kilometra (VIDEO)
2 kilometra e gjysmë distancë gjatë festave të fundvitit për qytetarët e Tetovës mund të përkthehen nga 20 deri në 30 minuta rrugë, ndërsa arritja në destinacionin e nevojshëm jo gjithmonë mund të cilësohet si sukses ngaqë aty fillon “lufta” për gjetjen e vendparkimit. Komunikacioni i stërngarkuar shton ndotjen e ajrit, sepse shumica e këtyre veturave nuk kanë kurrfarë standardesh ekologjike. Megjithatë, ka mundësi për zgjidhjen e kësaj problematike dekadëshe, por nuk ka vullnet nga institucionet përkatëse, shkruan Portalb.mk.
Me ardhjen e mërgimtarëve si dhe festave të fundvitit, në Tetovë ende më shumë rëndohet kaosi në trafik. Jo rastësisht, gjatë kësaj periudhe regjistrohet një numër i lartë i grimcave helmuese në ajër.
Gazetari i Portalb.mk udhëtoi nga Universiteti i Tetovës (UT) deri në Sheshin “Iliria” që bën rreth dy kilometra e gjysmë, dhe e verifikoi informatën se për të arritur deri në qendër të qytetit nevojiten rreth 20 minuta, duke mos e llogaritur kohën e gjetjes së vendparkimit.
Sipas Arianit Xhaferit nga organizata joqeveritare “Eco Guerrilla”, kjo situatë ndikon jashtëzakonisht shumë në ndotjen e ajrit, sepse sipas tij shumica e veturave që qarkullojnë në rrugët e Tetovës janë pa kurrfarë standardesh ekologjike.
“Pjesë bukur e madhe e automjeteve që qarkullojnë në rrugët e Tetovës janë pa kurrfarë standardesh ekologjike dhe s’do mend që do ketë më shumë ndotje. Për më tepër në rrugët kryesore të qytetit janë paraparë që të lëvizin dy vetura përnjëherësh me shpejtësi mesatare deri 30 km/h (në qytet) kurse në realitet lëviz një veturë, pas saj krijohet kolonë prej disa kilometrash nga vetura që mezi lëvizin me 5 – 10 km/h shkaku i parkimit paralel ose ndalesave vend e pa vend të shoferëve të papërgjegjshëm. Gjithë kjo ndikon direkt në rritjen e ndotjes së ajrit” tha Arianit Xhaferi.
Bulevardet e reja, deri kur?
Nga viti 2014 e këndej kryetarja e Komunës së Tetovës për Portalb.mk dhe Vërtetmatës.mk ka premtuar hapjen e bulevardit “Bllagoja Toska” e cila u shndërrua në parking. Ndërsa jo më shumë se 5 muaj më parë, u siguruan 1 milion euro mjete për vazhdimin e bulevardit industrial, bulevard ky i cili gjithashtu deri tash ka ngelur vetëm si premtim.
Para 2 vitesh për bulevardin “Bllagoja Toska” Arifi shprehej bindshëm se do të hapet deri në fund të atij viti, vetëm 1 ditë para fillimit të vitit 2020 ajo për Portalb.mk premtoi hapjen e bulevardit industrial kurse për “Bllagoja Toska” nuk ishte shumë optimiste.
“Bulevardi industrial absolutisht mund të presim që do të hapet në vitin 2020 dhe aty nuk kemi probleme, shpresoj që të ecim më shpejtë në procedurën për hapjen e bulevardit blagoja toska” tha Teuta Arifi.
Mungesa e parkingjeve!
Nga ana tjetër, një ndër “kontribuuesit” më të mëdhenj të kësaj problematike është mungesa e vendparkimeve. Përderisa numri i veturave të regjistruara në Tetovë vitin e kaluar kapte shifrën mbi 40,000 ai i vendparkimeve ishte vetëm 1,000, që do të thotë se dallimi i numrit të veturave dhe numrit të vendeve për parkim ishte rreth 39.000. Tentuam të sigurojmë numrin e saktë për vitin 2019, mirëpo ende nuk ka shifra konkrete për këtë edhe pse nga institucionet kompetente na thanë se numri nuk ka lëvizur shumë.
Për Portalb.mk dhe Vërtetmatës.mk kryetarja Arifi ka premtuar zgjerimin e parkimit zonal, në maj të vitit 2018 ajo tha se ka dërguar kërkesë deri te Ministria për punë të brendshme në lidhje me këtë kurse edhe pse prej atëherë janë ndërruar dy ministra, përgjigje ende nuk ka.
“Jo, nga Ministria për punë të brendshme përgjigje ende nuk kemi marrë edhe pse kërkesën e kemi dorëzuar shumë kohë më parë. Megjithatë, tendenca jonë do të jetë që të vazhdojmë të krijojmë vende tjera për parkim dhe të zgjerojmë parkimin zonal” tha Teuta Arifi.
Përveç hapjes së dy bulevardeve dhe zgjërimit të parkimit zonal si dhe krijimit të vendparkimeve të reja, zgjidhje për këtë problematikë do të ishte edhe vendosja e biçikletave në qytet, pa stacion, me praktikën e kryeqytetit të Shqipërisë.
- LEXO:Tetova ka nevojë urgjente për parkingje të reja, vetëm 1 mijë vende parkimi për mbi 40 mijë vetura!
- LEXO:Duhet shumë punë për të rregulluar kaosin e komunikacionit në Tetovë (VIDEO)
- LEXO:Tetovë, në fund të muajit bëhet hapja e bulevardit “Bllagoja Toska”
- LEXO:Debat i ashpër në këshill: Komuna e Tetovës do të kërkojë 1 milion euro nga Banka Botërore për ndërtimin e bulevardit “V.S.Bato”
- LEXO: Bulevardi “Bllagoja Toska” për këtë dimër s’do të jetë gati, vazhdon të përdoret për parking (FOTO)
LEXO: Tetovë, hapja bulevardit “Bllagoja Toska” do të rrënojë disa shtëpi
LEXO: Tetovë, vendi ku duhet të ndërtohet bulevardi “Blagoja Toska”, është shndërruar në parking (FOTO+VIDEO) - LEXO:Për dallim nga vendet tjera, Tetova ka parkim më të gjatë me pagesë, s’ka lehtësime as të shtunën
- LEXO: Tetovë, mungesa e parkingjeve irriton qytetarët
- LEXO: Kaosi i Tetovës, “dhuratë” institucionale për banorët dhe mërgimtarët (FOTO)
- LEXO: Intervistë me kryetaren e Komunës së Tetovës, Teuta Arifi: punojmë për të përmbushur premtimet (VIDEO)
- LEXO: Intervistë me kryetaren e Komunës së Tetovës, Teuta Arifi: punojmë për të përmbushur premtimet (VIDEO)