Site icon PORTALB

Australia do të sistemojë rezervistë për shuarjen e zjarreve

Australi

Australi. Foto: REL

Kryeministri australian Skot Morison sot deklaroi se Qeveria do të dërgojë 3.000 ushtarë rezervistë si ndihmë për shuarjen e zjarreve që e përfshinë pjesën juglindore të vendit.

“Kemi parë që kjo katastrofë po eskalon”, deklaroi Morison dhe shtoi se do të investohen rreth 14 milionë dollarë amerikanë për furnizimin e katër aeroplanëve të rinj kanaderë, tranmseton Tv 21.

Sipas tij, shuarja e zjarreve është përgjegjësi e shtetit dhe e zjarrfikësve, por numri i madh i zjarreve kërkon edhe përgjegjësi kombëtare.

Ministrja e Mbrojtjes, Linda Rejnolds deklaroi se kjo është hera e parë në historinë e Australisë që të sistemojë ushtri për të ndihmuar gjatë përballjes me zjarret.

Temperaturat në disa pjesë të Australisë lindore tejkaluan 40 gradë Celsius, ndërsa autoritetet paralajmëruan se sot do të jetë “shumë rrezik”.

Exit mobile version