Site icon PORTALB

Salvini rrezikon imunitetin dhe burgun

Liderit të Partisë Lidhja , ish zëvendës kryeministri e ish ministri i brendshëm italian Matteo Salvini rrezikon t’i hiqet mandati i senatorit e të vihet nën gjykim me akuzën e sekuestrimin të personit, abuzim detyre e mohim të të drejtave të emigrantëve mes të cilëve dhe minorë duke rrezikuar marrjen e një dënimi deri në 15 vite burg, shkruan Ora News, transmeton Portalb.mk.

Janë ditë e orë preokupuese për liderin e Lidhjes Matteo Salvini i cili brenda datës 20 janar duhet të njihet me vendimin e marrë nga Këshilli i Senatit për heqjen o jo të mandantit të tij si senator.

Pak ditë më parë Gjykata speciale italiane “Gjykata e Ministrave” e cila merret me vëzhgimin e punës, detyrave e krimet e kryera nga Kryeministri e ministrat, kërkoj nisjen e hetimeve ndaj ish zëvendës kryeministrit Matteo Salvini për rastin e 131 emigrantëve të anijes Gregoretti që më korrik të 2019 iu mohua për disa ditë zbarkimi në portet italiane.

Gjatë ditës së sotme Matteo Salvini  ka reaguar me një memorandium 30 faqesh në mbrojtje të punës së tij e me akuza të përfshirjes së gjithë qeverisë Conte 1 të kaolicionit Lega-5 Yje në cështjen e ndalimit të zbarkimit në brigjet italiane të emigrantëve që mbërrijnë përmes Mesdheut.

“Matteo Salvini ka reaguar në interes të Italisë e me përfshirjen e plotë të kryeministrisë e të ministrave kompetentë”, është thelbi i këtij memorandumi i dorëzuas sot nga avokatët e tij, në Këshillin e Senatin Italian i cili brenda datës 20 janar 2020 duhet të shprehet pro o kundër autorizimit të heqjes së imunitetit parlamentar për liderin e Lidhjes.

Në memorandumin mbrojtës janë bashkalidhur 7 emaile të shkëmbyer mes Salvinit me zyrën kryeministrit Conte nga data 25 deri më 31 korrik 2019 në lidhje me anijen Gregoretti me 131 emigrantë në bord e bllokuar në portin e Augustës në Sirakuza duke mos lejuar zbritjen e tyre në tokën italiane.

Sipas Salvinit në këto email shfaqet qartë se linja e ndjekur nga ai nuk ishte një shprehje e vullnetshme e autonome e tij por një inciativë e gjithë qeverisë Conte 1.

Salvini nënvizon gjithashtu dhe qëndrimet e ish zëvendës kryeministrit Luigi Di Maio e të ministrit të drejtësisë Alfonso Bonafede, të cilat sipas tij ishin në linjë të plotë me të e koherentë me kontratën politike të kësaj qeverie me cështjen e administrimit të fluksit të emigrantëve e përfshirjen dhe të vendeve të tjera europiane në shpërndarjen e tyre.

Në memorandumin e avokatëve mbrojtës të Salvinit dëshmohet se më 26 korrik 2019 një ditë pas mbërrijtes në portin italian të anijes Gregoretti me 131 emigrantë, Kryeministri Conte e qeveria italiane ka nisur një kërkesë formale për shpërndarjen e emigrantëve në vendet e tjera europiane.

“Conte mbronte linjën time dhe e gjithë qeveria e përfshirë në këtë cështje”. shkruan Salvini.

Ndërkoë  nga zyra e kryeministrit italiane një notë zyrtare informon se në lidhje me cështjen e ndalimit të anijes Gregoretti me 131 emigrantë në bord nuk është diskutuar në asnjë mbledhje të këshillit të ministrave e ishte një vendim personal i marrë nga vetë ish ministri i brendshëm.

Tashmë gjithcka është në duart e Këshillit të Senatit italian i cili nëse pranon heqjen e imunitetit të senatorit ndaj Matteo Salvinit hap rrugë kështu nisjes së procesit gjyqësor ndaj tij me akuza të forta që i rrezikojnë deri më 15 vite burg.

Exit mobile version