Site icon PORTALB

PD: Mbështesim vendimin e Trumpit, mbron vlerat demokratike

Partia Demokratike nëpërmjet një njoftimi në rrjetet sociale ka bërë të ditur se mbështet angazhimin e SHBA në luftë kundër terrorit, transmeton OraNews.

PD mbështet vendimin e Presidentit Trump për të vrarë gjeneralin iranian Qassem Soleimani.

“Vendimi i presidentit Trump për goditjen e njërit prej arkitektëve dhe drejtuesve të aktiviteteve terroriste është një akt i fortë lidershipi dhe mbrojtje e vlerave demokratike e të paqes”, thotë PD në tëitter.

Partia Demokratike, thotë se në çdo kohë, qëndron në krah të SHBA, sot në opozitë duke u solidarizuar tërësisht dhe nesër në qeverisjen e vendit me angazhim total e akitv në përmbushje të detyrimeve e kontributeve në mbështetje të plotë të Koalicionit Global kundër Terrorit, të udhëhequr nga SHBA.

Exit mobile version