Site icon PORTALB

Antikorrupsioni ka tërhequr vëmendjen për ndalesat ndaj Qeverisë gjatë fushatës parazgjedhore

Komisioni për Parandalimin e Korrupsionit (Antikorrupsioni)

Komisioni për Parandalimin e Korrupsionit (Antikorrupsioni)

Komisioni shtetëror për parandalim të korrupsionit i informoi ministritë, njësitë e vetëqeverisjes lokale, fondet, agjencitë, drejtoritë, ndërmarrjet publike, organet rregullatorë, ndërmarrjet dhe institucionet tjera shtetërore, si dhe masën, për atë se që nga koha e shpalljes së zgjedhjeve të parakohshme dhe deri në mbajtjen e tyre nuk ka mundësi ligjore të japë mendime për kërkesat e parashtruara deri te ata për veprimin e institucioneve, shkruan Portalb.mk.

Neni 34 i anitkorrupsionit parasheh që që nga shpallja e zgjedhjeve deri në zgjedhjen e deputetëve të rinj dhe qeverisë së re nuk mund të filloje ndonjë ndërtim me fonde publike, ose me fonde të ndërmarrjeve publike, ose të personave tjerë juridik të cilët disponojnë me para të karakterit publik për objekte të reja infrastrukturore, si rrugë, ujësjellës, kanalizimet dhe objekte tjera apo edhe objekteve me veprimtari sociale si shkolla, kopshte dhe ndërtesa tjera vetëm në qoftë se paraprakisht për këtë nuk janë siguruar mjete financiare.

Neni 8-a dhe 8-b i Kodit Zgjedhor, përveç ndalimit të lartpërmendur nga antikorrupsioni, parasheh gjithashtu edhe pagesat mujore të cilat nuk janë pagesa të rregullta mujore si dhe ndalon punësime të reja dhe tjetërsim të pronës shtetërore. Gjithashtu, me këto nene ndalohet edhe mbajtja e ngjarjeve publike për fillim të punimeve apo lëshimi në përdorim i kapaciteteve infrastrukturore apo objekteve.

Neni 86 parasheh ndalesë të shfrytëzimit të pajisjeve të zyrës dhe shfrytëzimin e automjeteve zyrtare për fushatë parazgjedhore, si dhe kryerja e presionit ndaj punonjësve.

“Komisioni shtetëror për parandalimin e korrupsionit do ta ndjeke të gjithë procesin zgjedhor dhe në qoftë se vërejmë shkelje të ligjit, do të ndërmarrim masa për zbardhjen e dyshimeve, do t’i njoftojmë institucionet kompetente si dhe do të ndërmarrim masa në kuadër të kompetencave tona” thanë nga Antikorrupsioni.

Exit mobile version