Konsumatorët mobilë në mbarë botën kanë shkarkuar 120 miliardë aplikacione nga Apple App Store dhe Google Play deri në fund të 2019-ës, shkruan PCWorld Albanian.
Kjo përfaqëson një rritje me 5% krahasuar me 2018, një arritje e madhe sidomos në konsiderojmë se shifra nuk përfshin riinstalimet. Konsumatorët kanë shpenzuar mesatarisht 90 miliardë dollarë në aplikacione nga dy dyqanet, një rritje me 15% shkruan PCWorld.al.
Rrjeti social Facebook dominon statistika me aplikacionet e tij të cilët janë më të shkarkuarit në botë si Messenger, Facebook, WhatsApp dhe Instagram.
Në segmentin e lojërave mobile tituj të ri kanë hyrë në garë për numrin më të lartë të shkarkimeve si Call of Duty: Mobile apo Fun Race 3D.
Aplikacionet më të shkarkuara në Play Store dhe App Store së bashku
Lista e aplikacioneve më të shkarkuara është konsistente me një vit më parë me përjashtim të një lojtari të ri siç është aplikacioni i krijimit dhe shpërndarjes së videove Likee.
- Facebook Messenger
- TikTok
- SHAREit
- Likee
- Snapchat
- Netflix
- Spotify
Lojërat më të shkarkuara në Play Store dhe App Store së bashku
Listën e lojërave më të shkarkuara, 7 prej tyre ishin të rinj për këtë vit. Megjithatë është fakt se lojërat mobile janë ata që nxisin më së shumti konsumatorët të shpenzojnë në një ekonomi abonimesh.
- Free Fire
- PUBG Mobile
- Subway Surfers
- Color Bump 3D
- Fun Race 3D
- Run Race 3D
- My Talking Tom 2
- Homescapes
- Stack Ball
- Call of Duty: Mobile
Aplikacionet me shpenzimet më të larta konsumatore në Play Store dhe App Store
Gjatë 12 muajve të fundit, mëse 95% e 100 aplikacioneve të para të App Store dhe Play Store ofronin abonime përmes blerjeve brendave aplikacioneve. Publikuesit kanë shtuar dozën e shërbimeve të tilla, një trend i cili në 2020-ën do të nxisë konsumatorët të shpenzojnë më shumë.
Këtë vit Tinder udhëhoqi ndjekur nga Netflix dhe Tencent Video. YouTube u rrit nga vendi i 7 në vendin e 5-të ndërsa Pandora humbi një pozicion.
- Tinder
- Netflix
- Tencent Video
- IQIYI
- YouTube
- Pandore Music
- Youku
- Line
- Kwai
- LINE Manga
Lojërat me shpenzimet më të larta konsumatore në Play Store dhe App Store
Siç thamë më lart lojërat janë ata që kanë shpenzimet më të larta konsumatore. Shumica e këtyre titujve mund të jeni të familjarizuar me to si Candy Crush Saga, Pokemon Go, PUBG Mobile apo Honour of Kings.
- Fate/Grand Order
- Honour of Kings
- Candy Crash Saga
- Monster Strike
- Lineage M
- Pokemon GO
- Fantasy Westward
- Clash of Clans
- Dragon Ball Z
- PUBG Mobile