Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, zhvilloi bisedë telefonike me homologun amerikan, Donald Trump, transmeton Anadolu Agency (AA).
Gjatë bisedës telefonike, Erdoğan dhe Trump biseduan për marrëdhëniet dypalëshe dhe zhvillimet rajonale, përfshirë gjendjen e fundit në Libi dhe Siri.
Erdoğan ka theksuar se Turqia ka ndjekur me shqetësim dhe pikëllim aktet kundër njësive amerikane të sigurisë në Irak dhe është shprehur i lumtur për përfundimin e incidenteve në Ambasadën e SHBA-ve në Bagdad.
Dy liderët kanë potencuar rëndësinë e diplomacisë për zgjidhjen e çështjeve rajonale, duke rënë po ashtu dakord për forcimin e bashkëpunimit për përfitime edhe në raportet dypalëshe.