Site icon PORTALB

Tetovë, foshnja e parë e lindur këtë vit është vajzë

Arifi në spital

Në repartin gjinekologjik në Tetovë foshnja e parë e lindur në vitin e ri është vajzë. Saide Kasami në orën tetë të mëngjesit e ka sjellë në jetë vajzën që do të ketë emrin Melek, dhe është fëmija e parë për Saiden. Foshnja dhe nëna u vizituan nga kryetarja e komunës Teuta Arifi.

“Është kënaqësi që vitin ta fillojmë në repartin gjinekologjik. Kemi nderin që foshnjës së parë, Melek t’i dëshirojmë jetë të gjatë dhe të lumtur së bashku me prindërit”, tha Arifi.

Komuna e Tetovës do të ndajë edhe 40 mijë denarë për foshnjën e parë në vitin 2020.

Arifi në spital
Dhurata
Exit mobile version