2019-ta do të mbetet në mendjet tona si viti në të cilin ky shtet u pagëzua me emër të ri. Gjithçka dukej se po shkonte mirë derisa nuk ndodhi “tërmeti” me skandalin më të madh në historinë e vendit. Askush nuk e harron rastin e zhvatjes me emrin “Reket”. Andaj mund të themi që kryefjala e këtij viti është drejtësia e padrejtë.
2019-ta do të mbahet mend si viti kur u shua Prokuroria Speciale e Maqedonisë së Veriut. Në mendjet tona dhe gjatë kohë do të rrotullohen fotografitë e kryeprokurores të mbuluar me atë mbulesë të zezë, ashtu siç është gjendja e drejtësisë në RMV. Shumë raste gjyqësore që dolën nga kjo Prokurori nuk kanë epilog, dhe është tepër zhgënjyese kur nuk shohim të dënohet korrupsioni i lartë.
Shije të hidhur la edhe refuzimi i Francës për tu bërë vend anëtar në Bashkimin Evropian, sepse megjithatë ardhmëria jonë mbetet kyçja në këtë familje evropiane. Mos të harrojmë që as në NATO nuk jemi zyrtarisht, pa marrë parasysh se sa afër jemi dhe arsyet për këtë ngecje. Thjeshtë, ne në 2019-tën nuk u bëmë anëtare në këto dy struktura shumë të rëndësishme për zhvillimin demokratik të vendit tonë. Ishte ky vit i shpresave të mëdha dhe zhgënjimeve gjithashtu të mëdha. Urojmë që 2020 të jetë më e mbarë dhe të mos dëbojë më shumë njerëz se sa janë larguar nga vendi.
Më poshtë, ekipi i Portalb-it ka bërë një radhitje kronologjike e të gjitha ndodhive më të rëndësishme politiko-sociale në vend të radhitura sipas datave dhe muajve përkatës.
JANAR
4 janar | Për shkak parregullsive, Gjykata e Apelit e ka kthyer në rigjykim lëndën për Almir Aliun, Boban Iliq mbrohet në liri | https://ëp.me/patqqI-2rks |
11 janar | Lëvizjet pro-ruse dhe VMRO-DPMNE protuan para Kuvendit: Hiqni dorë nga ndryshimi i emrit | https://ëp.me/patqqI-2rLI |
11 janar | Ditë historike! Kuvendi i Maqedonisë dha dritë jeshile për ndryshimin e emrit të shtetit në “Maqedonia e Veriut” | https://ëp.me/patqqI-2rLI |
11 janar | Bashkësia ndërkombëtare e uroi ndërrimin e emrit të Maqedonisë | https://ëp.me/patqqI-2rOq |
14 janar | Vetëm Rusia dhe VMRO-DPMNE-ja kundër ndryshimit të emrit | https://ëp.me/patqqI-2rËt |
14 janar | Hyri në fuqi Ligji përdorimin e gjuhëve | https://ëp.me/patqqI-2rËL |
16 janar | Është arratisur i dënuari për sulmin ndaj Ziadin Selës, Nikolla Vojminovski | https://ëp.me/patqqI-2s3P |
17 janar | U miratua Ligji për Antikorrupsionin | https://ëp.me/patqqI-2s69 |
25 janar | Kuvendi i Greqisë e ratifikoi Marrëveshjen e Prespës, Maqedonisë së Veriut iu hap rruga për NATO dhe BE | https://ëp.me/patqqI-2sëZ |
27 janar | Skandal në Maqedoni: 12 mijë pensionistëve me vite s’u janë transferuar kontributet në shtyllën e dytë | https://ëp.me/patqqI-2sGS |
28 janar | Maqedonia dhe Kosova nënshkruan marrëveshje për njohje reciproke të patentave të shoferit | https://ëp.me/patqqI-2sJC |
30 janar | Ahmeti, Osmani, Milloshoski dhe Janushev shpëtuan nga hetimi, Supremja i ndaloi hetimet e PSP-së | https://ëp.me/patqqI-2sOZ |
SHKURT
2 shkurt | Shkup, qytetarët paralajmërojnë radikalizim të protestave nëse nuk ndërmerren masa për ajrin e ndotur | https://ëp.me/patqqI-2t29 |
6 shkurt | Historike, në Bruksel u nënshkrua Protokolli për anëtarësim të Maqedonisë në NATO | https://ëp.me/patqqI-2teU |
8 shkurt | U votua përbërja e re e Komisionit për Parandalimin e Korrupsionit | https://ëp.me/patqqI-2tpF |
13 shkurt | Tragjedi! 16 të vdekur nga aksidenti i autobusit të “Durmo Turs” në autostradën Shkup – Tetovë | https://ëp.me/patqqI-2tLË |
16 shkurt | Gordana Siljanovska Davkova kandidatja e VMRO-DPMNE-së për zgjedhje presidenciale | https://ëp.me/patqqI-2u0n |
18 shkurt | Krahu i Afrim Gashit në Lëvizjen BESA e formoi partinë “AlternAtivA” | https://ëp.me/patqqI-2u5Ë |
25 shkurt | “27 prilli”, Talat Xhaferi me zënka e kaloi afatin për votim dhe e ndërpreu seancën për marrjen e imunitetit të Trajko Veljanovskit | https://ëp.me/patqqI-2utm |
26 shkurt | Ylber Sela është emëruar drejtor i Agjencisë për Zbatimin e Gjuhës Shqipe | https://ëp.me/patqqI-2ux7 |
28 shkurt | Ish ambasadori Blerim Reka kandidat i pavarur për president e mbështetën ASH-ja dhe L.Besa | https://ëp.me/patqqI-2uG7 |
MARS
1 mars | Koalicioni qeveritar LSDM-BDI zgjodhi Stevo Pendarovski për kandidat presidencial të Maqedonisë së Veriut | https://ëp.me/patqqI-2uNU |
5 mars | Antikorrupsioni ka hapur procedurë për avancimet dhe emërimet në Armatë nga presidenti Ivanov | https://ëp.me/patqqI-2uX9 |
5 mars | Me propozim-ligjin e ri për PSP-në, “bombat” s’do të jenë dëshmi në hetimet kundër Ahmetit, Osmanit, Stavreskit, Milloshoskit… | https://ëp.me/patqqI-2v03 |
7 mars | Janë dëmshpërblyer me 73 milionë denarë gjashtë ish të dënuarit e pafajshëm në rastin “Sopoti” | https://ëp.me/patqqI-2v5P |
8 mars | Rasti “Titanik 2”, Sasho Mijallkov u dënua me 3 vjet burg, Menduh Thaçi 3.2 vjet, Bedredin Ibraimi 4.5 vjet dhe me nga 3 vjet Aneta Stefanova, Vllatko Sajkovski, Sasho Sërcev | https://ëp.me/patqqI-2uHY |
9 mars | DOSJE: të bëmat e presidentit Ivanov gjatë mandatit të dytë | https://ëp.me/patqqI-2uVf |
14 mars | Prokuroria ngriti akuzë për aksidentin në Llaskarcë, u arrestuan 7 persona | https://ëp.me/patqqI-2vëg |
14 mars | Kuvendi i Maqedonisë së Veriut e miratoi ligjin e ri për abort | https://ëp.me/patqqI-2vyE |
15 mars | Të akuzuarit për “27 Prillin” u dënuan me gjithsej 211 vjet burg | https://ëp.me/patqqI-2vAe |
22 mars | BFI-ja në sherr me Qeverinë, kërcënoi se në fushatë e zgjedhjeve presidenciale nëpër 700 xhami, hoxhallarët do të flasin për “diskriminimin afatgjatë” | https://ëp.me/patqqI-2ë2z |
PRILL
7 prill | Është gjetur e vdekur në banesën e saj ish-kryetarja e Kisella Vodës, aktorja Biljana Beliçanec | https://ëp.me/patqqI-2ëPJ |
9 prill | Stadiumi i Shkupit u riemërua në “Toshe Proeski” | https://ëp.me/patqqI-2ëË3 |
9 prill | Reisi Sulejman Rexhepi është paditur për shpërndarje të gjuhës së urrejtjes ndaj maqedonasve | https://ëp.me/patqqI-2ëËH |
13 prill | Ka ndërruar jetë ish diplomati Alajdin Demiri | https://ëp.me/patqqI-2xbp |
16 prill | Në RMV është shpallur epidemi e fruthit, masa të rrepta nga Ministria e Shëndetësisë | https://ëp.me/patqqI-2xkQ |
21 prill | Zgjedhje presidenciale: Pendarovski dhe Siljanovska në rrethin e dytë zgjedhor, rezultat i ngushtë mes tyre | https://ëp.me/patqqI-2xE7 |
21 prill | Hekuran Duka u zgjodh kryetar i ri i Komunës së Dibrës | https://ëp.me/patqqI-2xHX |
23 prill | Të akuzuarit për vrasjen e komitit Sazdovski, Besim
Bela, Skender Demiri dhe Jeton Luzha u dënuan me nga 19 vjet burg |
https://ëp.me/patqqI-2xMs |
23 prill | Përplasja BFI, Buzaku: unë jam kryetar, Rexhepi: nuk ka vota muslimane për pushtetin pa reforma në drejtësi | https://ëp.me/patqqI-2xOC |
MAJ
2 maj | BFI-ja i përmirësoi marrëdhëniet me Qeverinë: Apeloi që në mënyrë masive të votohet më 5 maj: E dinë ata për kë | https://ëp.me/patqqI-2yh8 |
5 maj | Në rrethin e dytë zgjedhor, Stevo Pendarovski u zgjodh president i Maqedonisë së Veriut | https://ëp.me/patqqI-2yuI |
7 maj | Për herë të parë, kreu i kishës katolike, Papa Francisko e vizitoi RMV-në | https://ëp.me/patqqI-2yA5 |
11 maj | Ministrja Shekerinska lajmëroi fundin e “desorosoizimit”, u korrigjua padrejtësia ndaj OJQ-ve në kohën e Gruevskit | https://ëp.me/patqqI-2yTb |
17 maj | Presidenti Pendarovski i nënshkroi ligjet që nuk i dekretonte Ivanovi | https://ëp.me/patqqI-2zjl |
23 maj | Erolld Musliu drejtor i Agjencisë së Inteligjencës, Pendarovski u përplas me BDI-në | https://ëp.me/patqqI-2zEH |
28 maj | Për shkak “sjelljes së pahijshme”, ministri Filipçe e shkarkoi drejtorin ekonomik të Gjinekologjisë, Valon Bela | https://ëp.me/patqqI-2A1ë |
29 maj | KE-ja rekomandoi nisjen e negociatave me RMV-në dhe Shqipërinë | https://ëp.me/patqqI-2A3s |
30 maj | Personi “El Cheka” publikoi biseda të përgjuara të funksionarëve të BDI-së | https://ëp.me/patqqI-2A8Y |
QERSHOR
3 qershor | Vardari kampion, gjatë festimeve pati njerëz të lënduar, vetura të dëmtuara dhe gjuhë e urrejtjes kundrejt shqiptarëve | https://ëp.me/patqqI-2Akf |
6 qershor | Skandal në USHT: Dy funksionarë janë bërë profesorë inordinarë në mënyrë të paligjshme | https://ëp.me/patqqI-2Aës |
10 qershor | U paraburgos dhe më pas u lëshua sekretari shtetëror i Administratës Jahi Jahiu – i dyshuari për ryshfet në tenderë të Fondeve IPA | https://ëp.me/patqqI-2AIj |
11 qershor | Kuvendi e konstatoi dorëheqjen e deputetit të arratisur, Nikolla Gruevski | https://ëp.me/patqqI-2AJi |
11 qershor | Viktor Dimovski u emërua drejtor i ri në Agjencinë për Siguri Nacionale | https://ëp.me/patqqI-2AL4 |
12 qershor | Stevo Pendarovski, zyrtarisht presidenti i ri i Maqedonisë së Veriut | https://ëp.me/patqqI-2yUD |
15 qershor | Sherr mes Maqedonisë dhe Bullgarisë për figurën historike Goce Dellçev | https://ëp.me/patqqI-2B0s |
21 qershor | “Almiri”, Gjykata e Kumanovës nuk i përfilli vërejtjet e Apelit, e dënoi Boban Iliqin sikur herën e parë | https://ëp.me/patqqI-2Bg1 |
22 qershor | “Bombë”- kryetari i Shutkës, e ka rrahur një person në kabinet | https://ëp.me/patqqI-2BjO |
25 qershor | Policia Financiare, me autoblinda dhe njësi speciale kundër prodhuesve të duhanit në Luboten | https://ëp.me/patqqI-2BqL |
26 qershor | Pas një debati maratonik në Kuvendin e RMV-së, u shkarkuan Fazliu, Tevdovski dhe Lika | https://ëp.me/patqqI-2BtM |
26 qershor | Vesel Memedi dha dorëheqje nga Kuvendi i RMV-së | https://ëp.me/patqqI-2Bëc |
30 qershor | Tetovë, u mbajt protesta e dytë kundër BDI-së dhe rasteve të montuara politike | https://ëp.me/patqqI-2BJc |
KORRIK
1 korrik | Prokuroria ngriti aktakuzë për aksidentin e “Durmo Turs”-it, detaje të reja nga parregullsitë | https://ëp.me/patqqI-2BKY |
4 korrik | Armata e ndryshoi emrin, nga tani do të quhet ARMV | https://ëp.me/patqqI-2BVf |
9 korrik | Kryeministri Zaev është mashtruar nga dy komedianë rus, ka menduar se janë Poroshenko dhe Stoltenberg | https://ëp.me/patqqI-2C8O |
15 korrik | Prokuroria hapi rastin “Reket”, Boki 13 me ndihmën e kryeprokurores speciale, Katica Janeva, i ka kërkuar reket biznesmenit Orce Kamçev për ta shpëtuar nga lëndët e Prokurorisë Speciale | https://ëp.me/patqqI-2Ct6 |
15 korrik | Prokurorja e Prokurorisë Speciale Publike, Katica Janeva dha dorëheqje | https://ëp.me/patqqI-2CrR |
26 korrik | Protestë për “bombat” e “El Çekës” në Shkup: Filloi me grindje, përfundoi me valle | https://ëp.me/patqqI-2CZq |
30 korrik | Me urdhër të prokurores Katica Janeva janë “pastruar” disa kompjuterë në PSP | https://ëp.me/patqqI-2De8 |
GUSHT
2 gusht | Biznesmeni Sead Koçan u dërgua në burgun e Idrizovës për të mbajtur dënimin 4 vjet e 8 muaj | https://ëp.me/patqqI-2DlE |
8 gusht | Gazeta italiane “La Verita” publikoi një video ku shihet Boki 13 dhe Zoki Kiçeec duke marrë reket nga biznesmeni Orce Kamçev | https://ëp.me/patqqI-2DDM |
9 gusht | “La Verita” publikoi disa përgjime, Katica Janeva dëgjohet duke biseduar me të dyshuarin në rastin “Perandoria”, Orce Kamçev | https://ëp.me/patqqI-2DGB |
15 gusht | Ndryshuan përshkrimin përmendoret e projektit “Shkupi 2014”, u përkasin historisë botërore, por pas një dite të njëjtat u demoluan | https://ëp.me/patqqI-2E0Ë |
16 gusht | “Luftë” tregtare mes Maqedonisë së veriut dhe Kosovës, vendosën taksa reciproke për disa produkte ushqimore | https://ëp.me/patqqI-2E4H |
21 gusht | Kryeprokurorja speciale, Katica Janeva në paraburgim, sipas Prokurorisë është e përfshirë në reketimin e biznesmenit Orce Kamçev | https://ëp.me/patqqI-2Eip |
30 gusht | Kryetar i Këshillit të Prokurorëve, u zgjodh prokurori që mundësoi lirimin e biznesmenit Seat Koçanit nga paraburgimi | https://ëp.me/patqqI-2ENm |
SHTATOR
1 shtator | Filloi me punë Agjencia për Siguri Nacionale, DSK-ja shkoi në histori | https://ëp.me/patqqI-2ERH |
2 shtator | Punonjësit e arsimit e filluan vitin shkollor me grevë për rritjen e rrogave | https://ëp.me/patqqI-2ETX |
4 shtator | Administrata në RMV nuk është zvogëluar sipas rekomandimeve të BE-së por është rritur | https://ëp.me/patqqI-2F1x |
5 shtator | Maqedonia e Veriut dhe Kosova i hoqën taksat tregtare | https://ëp.me/patqqI-2F4L |
5 shtator | U mbyll televizioni “1TV”, pronar i të cilit ishte i akuzuari në rastin “Reket” – “Boki 13” | https://ëp.me/patqqI-2F6b |
10 shtator | Këshilli Gjyqësor e shkarkoi nga detyra kryetarin e Gjykatës Supreme, Jovo Vangellovskin | https://ëp.me/patqqI-2FhR |
13 shtator | Lëndët e Prokurorisë Speciale i mori në kompetenca Prokuroria Themelore Publike | https://ëp.me/patqqI-2Fta |
14 shtator | Kuvendi dhe Këshilli Gjyqësor e shkarkuan nga detyra kryeprokuroren special, Katica Janeva | https://ëp.me/patqqI-2FëS |
14 shtator | Protestë në Shkup: Të rigjykohen nga ndërkombëtarët rastet ku shqiptarët janë viktima | https://ëp.me/patqqI-2Fës |
15 shtator | Prokurorët e Prokurorisë Speciale janë kthyer në prokuroritë amë | https://ëp.me/patqqI-2FyE |
24 shtator | Kryeministri Zoran Zaev për herë të parë u takua me homologun grek, Kirijakos Micotakis | https://ëp.me/patqqI-2FUu |
26 shtator | Prokuroria vendosi që profesoresha Biljana Vankovska të mos gjykohet për shpërndarje të gjuhës së urrejtjes për aksidentin në Llaskarcë | https://ëp.me/patqqI-2G60 |
TETOR
4 tetor | Rasti “Rover”, Boshkoski dhe anëtarët tjerë të MPB-së u liruan, burg i përjetshëm për tre serbët | https://ëp.me/patqqI-2GëS |
4 tetor | Pompeo vizitoi Shkupin: Lufta kundër korrupsionit, e rëndësishme si për integrimet ashtu edhe për qytetarët | https://ëp.me/patqqI-2Gud |
8 tetor | Marsh-protesta e punëtorëve kulturorë: S’duam premtime, por miratojeni Marrëveshjen Kolektive | https://ëp.me/patqqI-2GG7 |
9 tetor | “Reketi” është zgjeruar me 4 persona fizikë dhe një juridik, e përfshirë edhe deputetja Frosina Remenski | https://ëp.me/patqqI-2GK9 |
10 tetor | Kryeministrat e Maqedonisë së Veriut, Shqipërisë dhe Serbisë, u mblodhën për nismën rajonale “Mini-Shengen” i Ballkanit Perëndimor | https://ëp.me/patqqI-2GNt |
14 tetor | Zv. ministri Musa dha dorëheqje pas skandalit të ryshfetit 1000 euro për operacionin e prostatës, 100 euro për synetllëk | https://ëp.me/patqqI-2GYa |
17 tetor | Eurodeputeti Ilhan Kjuçjuk nga Bullgaria është raportuesi i ri për RMV-në | https://ëp.me/patqqI-2H9q |
18 tetor | Maqedonia e Veriut nuk mori datën për fillimin e bisedimeve me Bashkimi Evropian | https://ëp.me/patqqI-2Hay |
22 tetor | Pas dështimit të bisedimeve me BE-në, presidenti Stevo Pendarovski i mblodhi liderët, vendosë për zgjedhje të parakohshme më 12 prill 2020 | https://ëp.me/patqqI-2HfY |
26 tetor | Ballkanit Perëndimor në vend të anëtarësisë i ofrohet formim i zonës së lirë Evropiane ekonomike | https://ëp.me/patqqI-2HAq |
28 tetor | Është arratisur, Igor Spasov, i dënuari për vrasjen e Martin Neshkovskit | https://ëp.me/patqqI-2HFË |
30 tetor | Sali Murati u zgjodh kryetar i ri i Gjykatës Kushtetuese | https://ëp.me/patqqI-2HN9 |
30 tetor | Dy helikopterë privatë do të shërbejnë ndihmë mjekësore, kryesisht për individë që transitojnë në RMV | https://ëp.me/patqqI-2HME |
31 tetor | Aktakuzë për Stevço Jakimovskin dhe 10 personave të tjerë për keqpërdorime në legalizim dhe privatizim | https://ëp.me/patqqI-2HQI |
NËNTOR
1 nëntor | Protestë në Shkup, u kërkua rregullimi i statusit të pjesëtarëve të UÇK-së dhe hetim i rasteve gjyqësore “të fabrikuara” | https://ëp.me/patqqI-2HP9 |
1 nëntor | Qeveria e “ngriu” tatimin e premtuar progresiv për tre vjet dhe e ktheu tatimin e sheshtë | https://ëp.me/patqqI-2HVë |
4 nëntor | Rasti “Puç”, ish shefi i Policisë Sekrete, Zoran Verushevski fitoi 2,5 milionë denarë dëmshpërblim nga shteti | https://ëp.me/patqqI-2I4l |
5 nëntor | “Meta”, “Portalb” dhe “Vërtetmatësi” fitues të çmimit Roberto Beliçanec për vitin 2019 | https://ëp.me/patqqI-2I90 |
8 nëntor | MASh-i dhe SAShK-u arritën marrëveshje për rritje të pages për 10% | https://ëp.me/patqqI-2Ii6 |
8 nëntor | Derisa barteshin mbeturinat kimikale nga “Ohisi” u derdhën, duke u pastruar u shpërndanë dhe ndotën ajrin | https://ëp.me/patqqI-2IkX |
10 nëntor | Zaev, Vuçiq dhe Rama në Ohër, takim i dytë për “Mini-shengenin” ballkanik | https://ëp.me/patqqI-2Inr |
15 nëntor | U vjetrua lënda për Buçkovskin në lidhje me blerjen e pjesëve të tankeve në vlerë prej 2.5 milionë euro | https://ëp.me/patqqI-2ICS |
16 nëntor | Është arratisur ish-truproja e Sasho Mijallkovit, i cili ishte në arrest shtëpiak | https://ëp.me/patqqI-2IEt |
18 nëntor | Specializantët protestuan përpara Ministrisë së Shëndetësisë për rroga më të mëdha | https://ëp.me/patqqI-2II2 |
19 nëntor | Ish prokurorja speciale, Katica Janeva u lëshua në paraburgim shtëpiak | https://ëp.me/patqqI-2INq |
26 nëntor | 51 viktima nga një sëri tërmetesh në Shqipëri, dridhjet u ndjenë edhe në Maqedoninë e Veriut | https://ëp.me/patqqI-2J5b |
27 nëntor | Reisi Sulejman Rexhepi nuk do të gjykohet për shpërndarje të gjuhës së urrejtjes ndaj maqedonasve | https://ëp.me/patqqI-2Jb3 |
28 nëntor | Zaevin përsëri kanë dashur ta mashtrojnë në telefon, janë paraqitur si aktivistja Greta Thunberg | https://ëp.me/patqqI-2Je5 |
28 nëntor | Ka ndërruar jetë Llukovski, ish drejtor i T-Mobile, i dyshuar në një rast të PSP-së dhe dëshmitar në rastin “Reket” | https://ëp.me/patqqI-2Jg6 |
29 nëntor | Protestë kundër ndotjes së ajrit në Shkup | https://ëp.me/patqqI-2J9N |
29 nëntor | Gjykata Kushtetuese tentoi t’i
aktivizojë amnistitë e Ivanovit për Gruevskin, Jankulloskën, Mijalkovin, Janakievskin, Protogjerin |
https://ëp.me/patqqI-2Jhl |
DHJETOR
3 dhjetor | Filloi gjykimi për rastin “Reket” | https://ëp.me/patqqI-2Jrr |
4 dhjetor | RMV, biznesmeni Kiçeec është dënuar me 3 vjet burg për rastin “Reket” | https://ëp.me/patqqI-2JuD |
4 dhjetor | Maqedonia mysafir special i Samitit të NATO-s – njihet si partner i ardhshëm i barabartë | https://ëp.me/patqqI-2Jy2 |
5 dhjetor | Prokuroria ka hapur parahetim kundër VMRO-DPMNE-së, nuk i ka paguar borxhet e fushatës zgjedhore presidenciale | https://ëp.me/patqqI-2JCx |
11 dhjetor | “Bomba” të reja për rastin “Reket”: Çanta me para ka pasur GPS, nuk është te Zaevi | https://ëp.me/patqqI-2JSZ |
12 dhjetor | BDI dhe VMRO-DPMNE me mbi 6.000 amendamente kundër LSDM-së për ndryshimin e Kodit Zgjedhor | https://ëp.me/patqqI-2JËt |
12 dhjetor | Maksim Acevski u zgjodh kryerevizor shtetëror | https://ëp.me/patqqI-2JXG |
14 dhjetor | Koce Trajanovskit i është vjetërsuar lënda, nuk do të përndiqet për zgjedhjen e drejtorit të Ujësjellësit | https://ëp.me/patqqI-2K38 |
17 dhjetor | Qeveria e RMV-së nuk do të blejë më prodhime të plastikës | https://ëp.me/patqqI-2KcE |
23 dhjetor | “Titanik 2”, Gjykata e Apelit i ka shfuqizuar dënimet me burg për Menduh Thaçin dhe Sasho Mijallkovin | https://ëp.me/patqqI-2Kte |
24 dhjetor | Këshilli i Sigurimit i Maqedonisë së Veriut për here të parë diskutoi për mbrojtjen e mjedisit | https://ëp.me/patqqI-2Kvm |
24 dhjetor | U shfuqizua njësiti policor “Alfa” | https://ëp.me/patqqI-2Këd |
24 dhjetor | Bllokadat për “TNT” arritën sukses, pas dy vjetëve punë, rasti do u kthye në rigjykim | https://ëp.me/patqqI-2Kvy |
25 dhjetor | U shkarkua gjykatësi Vlladimir Pançevski, i akuzuar për kurdisje të lëndëve gjyqësore | https://ëp.me/patqqI-2KzZ |
27 dhjetor | Ish drejtori i ELEM-it dhe dy të punësuar u dënuan me tre vite burg në rastin “Tarifa” | https://ëp.me/patqqI-2KEë |
30 dhjetor | U arrestuan disa zyrtarë komunal të Tetovës, anëtari i Këshillit Gjyqësor Zoran Teofillovski, dyshohet se ka përvetësuar pronë shtetërore në mënyrë të paligjshme | https://ëp.me/patqqI-2KN1 |