Skot dhe Laura Rid, një kohë të gjatë janë munduar të krijojnë familje, por nuk kanë pasur sukses.
Për këtë shkak ata vendosën të vizitojnë mjekun dhe të shohin se a është gjithçka OK me shëndetin e tyre.
Ata u habiten kur kuptuan se Laura nuk mund të mbetet shtatzënë.
Në fakt, mjeku kishte konstatuar se laptopi i Skot-it, të cilin ai shpesh e ka mbajtur në prehër derisa ka përdorur internet, e ka bërë atë steril.
Mjeku ka sqaruar se nxehtësia e laptopit e ka ‘shkatërruar’ spermën e tij.
Skot menjëherë ka vendosur ta ndryshojë këtë shprehi, dhe pas tre muajsh bashkëshortja e tij ka mbetur shtatzënë.
Vajza akoma nuk mund të bindet se përgjigja e problemit të tyre ka qenë aq e thjeshtë./Portalb