Fitorja në Superkupën e Italisë përballë Juventusit ka rritur entuziasmin te Lazio, transmeton OraNews.
Skuadra bardhekaltër ka zhvilluar ditën e sotme stërvitjen e parë në kuadër të përgatitjeve për fazën e dytë të sezonit.
Entuziasmi ishte i lartë në “Formello”, ku rreth 12 mijë tifozë priten me kore motivuese futbollistët e drejtuar nga Simone Inzaghi që vjen pas triumfit në Riad në 22 dhjetor.
Përgatitjet për takimin e 5 janarit ndaj Brescia në transfertë i nisi edhe portieri i kombëtares shqiptare, Thomas Strakosha, i cili luajti titullar në finalen e Superkupës, të fituar përballë Juventusit.