Site icon PORTALB

Apeli e refuzoi vjetërsimin e lëndës “Trajektorja”, ku i akuzuar është Gruevski

Stavreski, Gruevski dhe Janakievski

Stavreski, Gruevski dhe Janakievski

Gjykata e apelit në Shkup vendosi që të vazhdon gjykimi i Nikolla Gruevskit për rastin “Trajektorja”, transmeton Portalb.mk.

Apeli e shfuqizoi për arsye formale vendimin e gjykatësit Goran Boshevski nga Gjykata themelore penale në Shkup që e klasifikonte rastin “Trajektorja” si të vjetërsuar.

Këtë vendim e shfuqizoi Apeli, duke sqaruar se Gruevski akoma do të gjykohet për keqpërdorimet gjatë ndërtimit të dy autostradave.

Rasti “Trajektorja” ka të bëjë me procedurën për zgjedhje të kompanisë për ndërtim të autostradave Milladinovci – Shtip dhe Kërçovë – Ohër, “Trajektorja” gjendet në procedurë dëshmuese dhe në të të akuzuar janë ish-kryeministri Nikolla Gruevski, i cili gjykohet në mungesë, ish-ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakieski, ish-zëvendëskryeministri Vlladimir Peshevski dhe ish-drejtori i NP “Rrugë shtetërore”, Ljupço Georgievski.

Sipas aktakuzës, të akuzuarit në gjysmën e dytë të vitit 2012 dhe gjatë vitit 2013 ndërmorën disa veprime me të cilat në procedurën për zgjedhje të kompanisë për ndërtim të autostradave Milladinovci – Shtip dhe Kërçovë – Ohër i shfrytëzuan dhe i tejkaluan autorizimet e tyre. Me atë i shkaktuan dëm buxhetit prej së paku 155 milionë eurove.

Exit mobile version