Në ISHP Spitalin e përgjithshëm të qytetit “8 Shtatori” prej nesër do të funksionojë laboratoria e re për mikrobiologji, në të cilën do të bëhen të gjitha hulumtimet e nevojshme bakteriologjike dhe virusologjike, ndërsa në kohën më të afërt edhe hulumtime bashkëkohore gjenetike.
Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe tha se me hapjen e laboratorisë së re shërbimi do të jetë më afër pacientëve, përkatësisht deri te të gjithë qytetarët të cilët vijnë në këtë institucion, transmeton MIA.
Filipçe paralajmëroi se vitin e ardhshëm kanë plan edhe disa aktivitete, të cilat, siç tha, tërhiqen shumë vjet, ndërsa kanë të bëjnë me infrastrukturën e vjetëruar dhe për shkak të asaj nga fillimi i vitit 2020 planifikojnë aksion të madh për përmirësimin infrastrukturor të të gjitha spitaleve të përgjithshme, shtëpive shëndetësore dhe klinikave aty ku nevojitet në korrnizat e sistemit shëndetësor publik.
Drejtori i ISHP “8 Shtatori”, Hristijan Kostov tha se laboratoria e re do të vendoset në hapësirat e laboratorisë së mëparshme Galen dhe ato hapësira janë renovuar dhe në mënyrë funksionale janë pajisur me pajisje të re, me çka mundësohet funksionim adekuat i kësaj laboratorie mikrobiologjike.