Site icon PORTALB

RMV, prej 1 janari taksë e re për import të automjeteve të vjetra

Ilustrim

Nga fillimi i vitit të ardhshëm do të vendoset një taksë e re për importin e makinave me zbatimin e Ligjit të ri për taksën e automjeteve, njoftoi Ministrja e financave Nina Angelovska. Kjo masë synon të zvogëlojë ndotjen e ajrit që shkaktohet nga trafiku, shkruan Meta.mk, transmeton Portalb.mk.

Shuma e nivelit të tatimit do të varet nga fakti se sa ndot automjeti i importuar. Makinat elektrike janë të liruara nga tatimi, hibridet do të paguhen vetëm gjysmën e shumës, dhe disa biznese kanë zbritje të taksave dhe kthim të mjeteve.

Shuma tatimit që duhet të paguhet për importet e automjeteve deri në 10,000 EUR do të llogaritet në bazë të nivelit të emetimeve të dyoksidit të karbonit nga automjeti. Automjetet me benzinë ​​gjithashtu do të paguajnë një tarifë më të ulët tatimore sesa automjetet me naftë. Taksa e automjetit të importuar, i cili kushton 10.000 euro dhe lëshon 130 gram dyoksid karboni për kilometër me një motor benzine, do të arrijë në 6.500 denarë. Nëse automjeti ka të njëjtat karakteristika por me një motor nafte, taksa do të jetë dy herë më e lartë, 13.000 denarë.

Përllogaritja e adaptuar e tatimit për automjete motorike

Tatimi për automjete sipas tipit të makinës motorike

Lirimet përkatëse tatimore për biznesin

Ripërtëritje e flotës së automjeteve

KTHIM I TATIMIT

Automjetet elektrik – nuk paguajnë tatim për automjete motorike

“plug-in” automjete hibride – paguajnë 50% tatim për automjete motorike

Automjete të pasagjerëve – tatim=përqindje nga vlera e automjetit + emetim i CO2

“Pick-up” automjete (kargo) – tatim për automjete motorike = shuma në bazë të fuqisë së motorit kW dhe euro norma

Automjete (mbi 50 cm3) trecikla dhe kuadricikla – tatim për automjete motorike = shuma në bazë të vëllimit të motorit cm3 dhe euro norma

TAXI 25%                 Për TAXI automjete të reja

80%                          Për automjete për akomodim                          = automjete për pasagjerë me 8 ose 9 ulëse për realizim të aktivitetit themelor Taksi transport i pasagjerëve ose për nevoja zyrtare

 

100%                         trecikla dhe kuadricikla për të kryer punë të higjenës komunale lirohen 100% nga tatimi për automjete motorike

Ministrja e financave Nina Angelovska, në një konferencë për shtyp së bashku me Drejtorin e Doganave Gjoko Tanasoski, theksoi se këto masa janë një lloj reagimi ndaj presionit të shoqërisë civile ndaj ndotjes së mjedisit, por është bëhet fjalë për “zgjidhje sistemore, e jo ad hoc”.

“Presioni i sektorit civil për ndotjen e mjedisit jetësor është i ashpër dhe i duhur, sepse nuk ka asnjë alternative për shëndetin”, tha Angelovska, duke shtuar se ligjvënësit votuan, të mërkurën e kaluar, Ligjin e ri për tatime të automjeteve motorike me të cilin fillon të aplikohet parimi: nëse automjeti ndot më pak, për të do të paguhet tatim më i vogël.

Drejtori i doganës, Gjoko Tanasoski njoftoi se ndryshimet konkrete në pagimin e tatimin për importin e automjeteve janë paraparë me Dekret të ri, ndërsa motivimi i qytetarëve për të blerë automjete që ndotin më pak do të jetë angazhim i përbashkët i disa institucioneve ku është planifikuar zbatimi i masave të posaçme. “Shifrat aktuale tregojnë se 82 përqind e automjeteve të blera janë automjete të përdorur, dhe vetëm 18 përqind të reja”, theksoi Tanasoski.

Dekreti për tatimet e reja doganore kaloi në seancë të Qeverisë, me çka aplikimi zyrtar i kësaj tatimi do të fillojë brenda disa ditësh, përkatësisht nga 01 janar 2020.

Sipas Ministres Angellovska, ideja e këtyre masave është të ripërërtëritet flota e automjeteve që janë të vjetra midis 15 dhe 18 vjeç. Ajo pret që të ardhurat nga tatimi i ri vitin e ardhshëm të jenë ekuivalente me të ardhurat nga tatimet e akcizës për automjete në vitin 2019.

Të ulim emetimin e CO2

(Emetimi i shfaqur i CO2)

Për flotë të automjeteve që ndot më pak

Struktura flotës së automjeteve (viti 2017 dhe 2018)

MK                                                    BE

170gr/km                                     130-140gr/km

Kufiri i përcaktuar nga BE për prodhuesit e automjeteve të reja në BE për vitin 2020

95gr/km CO2

Automjete me EURO 6 standard                       16%

Automjete me EURO 5 standard                         7%

Automjete me EURO 1, EURO 2, EURO 3 dhe EURO 4 standard                                                                 77%

Për më tepër, automjete të caktuara, siç janë ato të përdorura për ndihmën e parë dhe shërbimet e varrimit, do të përjashtohen nga detyrimet e importit për automjetet e reja. Për taksitë, megjithatë, shteti do të paguajë 25% të taksës për importet e automjeteve të reja. Shkalla e taksës për importimin e automjeteve të reja me 8 ose 9 vende do të jetë 80%.

Importet e automjeteve elektrike janë plotësisht të përjashtuara nga tatimet, dhe hibridet e importit shtesë do të paguajnë vetëm gjysmën e taksës.

Sipas flotës në vend, vlerësohet se emetimi mesatar i CO2 është rreth 170 g / km. Kufiri i vendosur për prodhuesit e rinj të automjeteve në BE deri në vitin 2020 është 95 g / km CO2. Aktualisht mesatarja në vendet e BE është 130-140 g / km CO2. Në nivelin e BE-së, makinat janë përgjegjëse për rreth 12 përqind të emetimeve totale të dioksidit të karbonit, gazit kryesor të serrës.

Meta.mk shkruan rregullisht për problemin me importin e automjeteve të vjetra në vend që nuk plotësojnë standardet e Bashkimit Evropian për emetimet e gazrave serë. gazrat e shkarkimit nga automjetet e vjetra të importuara.

Ideja fillestare e autoriteteve ishte që të kategorizojnë automjetet sipas vitit të prodhimit, dhe parametrat e automjeteve të reja, por u kritikua shumë me një rekomandim që kategoria të referohej se sa ndotet në të vërtetë automjeti.

Importet e automjeteve të vjetra në vend janë rritur ndjeshëm pasi qeveria e mëparshme në mars 2010 lejoi importet e automjeteve që nuk duhet të plotësojnë standardet evropiane të ndotjes. Që atëherë, rreth 400,000 automjete të përdorura janë importuar.

Sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikave, gjysma e automjeteve të përfshirë në trafik drejtohen nga naftë, ndërsa deri në 90 përqind të autobusëve dhe 80 përqind e automjeteve të mallrave në vend janë motorë dizel.

Shumë nga automjetet e përdorura me naftë të importuara janë tashmë të papërdorshme në vendet e BE-së nga ku janë sjellë, pasi lëvizja e tyre atje është e kufizuar ashpër, dhe në disa raste plotësisht e ndaluar.

Exit mobile version